Neymar mohon thashethemet rreth drogës: Jam pak i çmendur, por jo i trashë…

21 Janar 2019
12:04
Alfred Lleshi
back button

Kundër Guingamp, parizienët shënuan nëntë gola, duke treguar se nuk kanë asnjë rival në Ligue 1. Në këtë shfaqje të paharrueshme, edhe braziliani Neymar la shenjën e tij. I intervistuar nga “Canal +”, braziliani donte të mohonte fuqishëm thashethemet në lidhje me përdorimin e drogës, në prag të Vitit të Ri: 

"Jam i vetëdijshëm për çdo gjë që sillet rreth emrit tim, për mirë apo për keq, por kohët e fundit janë thënë shumë gjëra të pavërteta në lidhje me mua. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë para Vitit të Ri, njerëzit mendojnë se i kam tejkaluar kufijtë. Unë jam një sportist i madh, pak i çmendur, por jo budalla. Në të njëjtën kohë, jam shumë i lumtur, më i qetë dhe më i pjekur, çka më lejon t’i adresoj si duhet të gjitha situatat".

Vendosja në Paris nuk ishte e lehtë për të, por tani, fatmirësisht, gjithçka është ndryshe: "Kohët e para ishin të vështira për t'u përballuar, pastaj u adaptova në Ligue 1, e cila është e ngjashme në shumë gjëra me La Liga. Tashmë ndihem si në shtëpi. Me trajnerin Tuchel kam miqësi dhe respekt reciprok. Ai më motivon shumë. Sinqerisht, je në vendin e duhur kur të beson aq shumë trajneri juaj. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të fituar, edhe për të".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit