Neymar në krahët e modeles amerikane, zbulohet e dashura e tij e re bombastike

14 Tetor 2019
12:57
Alfred Lleshi
back button

A e ka rigjetur dashurinë Neymar? Sipas gazetarit brazilian, Fabia Oliveira, i cili shkruan për të përditshmen “O Dia”, ylli i PSG ka nisur tashmë një lidhje me bukuroshen Natalia Barulich. Kjo është ish e dashura e këngëtarit kolumbian, Maluma. Neymar dhe Natalia janë parë bashkë në Paris për disa ditë. Po ashtu, thuhet se janë takuar rregullisht prej disa javësh. Ata ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien e tyre, por janë bashkë. Natalia Barulich ka më shumë se 2.5 milionë ndjekës në Instagram, teksa shfaqet herë si këngëtare dhe herë si modele.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit