Neymar, një argjentinas mund të shuajë ëndrrën e brazilianit

14 Korrik 2020
16:06
Denis Hakanaj
back button

Ylli i PSG-së, Neymar, është i vendosur të kthehet te Barcelona këtë verë.

Braziliani ka më pak dy vite në kontratën e tij me kampionët e Francës dhe shpreson të kthehet te Barça këtë verë. Kjo është arsyeja pse sulmuesi vazhdon të refuzojë ofertat e klubit për rinovimin e kontratës.

Problemi është se katalanasit po i japin përparësi blerjes së Lautaro Martinez nga Inter dhe nuk kanë para për të blerë edhe Neymar-in.

Megjithatë, Mundo Deportivo ka shkruar se Barça të ishte e gatshme të këmbente disa prej lojtarëve të ekipit për ish-yllin e saj, duke e ditur se PSG pëlqen disa prej yjeve të spanjollëve.

Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic pëlqehen të gjithë nga francezët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit