Neymar nuk bën dallim mes Barçës dhe Realit, kërkon pagë prej sheiku dhe kontratë 5-vjeçare!

23 Gusht 2019
16:59
back button

Në të gjitha lajmet që qarkullojnë rreth largimit të Neymar Junior nga PSG jemi mësuar me ofertat që Real Madrid dhe Barcelona kanë paraqitur tek kampionët e Francës, por vetë futbollisti ka dy kushte kryesore.

Media spanjolle “Jugones” ka bërë me dije se braziliani do të pranojë klubin që do të gjejë akord PSG dhe që i plotëson kushtet e tij: Kontratë 5-vjeçare dhe pagë 35 milionë euro në sezon neto. Kjo do të thotë se nga kontratë e re Neymar kërkon 175 milionë euro.

Sipas programit të gazetarit Josep Pedrerol, që njihet si i afërt me klubin madrilen, Reali është i gatshëm të ofrojë një shumë të tillë, ndërsa tek Barcelona kanë dyshime për këtë pagë stratosferike, që bruto do të thotë mbi 300 mln euro shpenzime për klubin, pa llogaritur 220 milionë që kërkon PSG për kartonin e 27-vjeçarit dhe komisionet e tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit