Neymar nuk fshihet: Kjo është ëndrra ime më e madhe

27 Janar 2021
16:01
Denis Hakanaj
back button

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet.

O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”.

Nga pohimet e tij kanë dalë disa kurozitete edhe në lidhje me futbollin dhe objektivat e tij si lojtar.

Pyetjes mbi dëshirën për të fituar Botërorin 2022 në Katar, sulmuesi i është përgjigjur: “E vërtetë, është ëndrra ime më e madhe”.

Ka patur hapësirë edhe për klubin parisien me disa çështje që kanë lidhje me Mbappe dhe Champions League:

“Mbappe është Gold Boy im”, ka shkruar Neymar, duke publikuar një fotografi me kolegun e repartit. Më pas, në lidhje me Champions-in:

“Nëse mendoj për Champions-in 2021? Nuk e di se sa…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit