UEFA nuk fal, Neymar përjashtohet për ofendimet!

19 Qershor 2019
13:49
back button

Tek PSG, në Spanjë me Barcelonën apo Real Madridin, Neymar nuk do të ketë të drejtë të luajë për tre ndeshjet e edicionit të ardhshëm të Champions League.

UEFA publikoi vendimin në lidhje me sulmin që futbollisti brazilian bëri ndaj zyrtarëve të ndeshjes në sfidën që PSG u mund 3-1 nga Manchester United në Paris.

Kujtojmë që në atë ndeshje VAR akordoi penallti për “Djajtë e kuq” në kohën shtesë dhe Rashford shënoi duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij.

Pas këtij momenti, Neymar që ishte i dëmtuar dhe e ndoqi ndeshjen nga stadiumi shkroi në Instagram një koment, ku e cilësonte të turpshme atë që ndodhi, sulmonte arbitrat e VAR-it dhe e mbyllte me një ofendim, pak a shumë "vafshi në të sëmës". Për këto fjalë UEFA nuk e ka falur 27-vjeçarin dhe i ka dhënë një dënim të rëndë, edhe pse ky veprim nuk është kryer në fushën e lojës. PSG e apeloi, por sërish sot UEFA bëri me dije se vendimi i parë mbetet në fuqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit