Neymar, Real Madrid nis ofensivën finale

18 Gusht 2019
21:00
back button

Real Madrid ka nisur sulmin e fundit për të regjistruar goditjen më të bujshme të merkatos, duke blerë Neymar. Los Blancos janë tashmë në avantazh ndaj FC Barcelona për të nënshkruar me yllin brazilian.

Sipas raportimeve të medias spanjolle “AS”, në orët e ardhshme pritet intensifikim i bisedimeve mes palëve dhe Real Madrid mund të surprizojë duke nënshkruar me futbollistin që synonte rikthimin te Barça.

Në çdo rast, pjesë e tratativës do të përfshiheshin edhe futbollistë të tjerë. Paris Saint Germain ka ende 160 milionë të mbetura për të paguar për blerjen e Neymar dhe me kërkesën e brazilianit për tu larguar nga Parisi, drejtori sportiv i klubit francez është ende i hapur për të negociuar.

Deri tani ofertat e Barças nuk ja kanë dalë që të bindin drejtuesit e PSG, të cilët duken më të prirur të shesin yllin brazilian te Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit