Neymar refuzoi, ja si dështoi operacioni 400 milionë euro

19 Tetor 2022
18:06
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka bërë gjithçka të mundur për ta shitur Neymar gjatë merkatos së verës, por pa sukses. Megjithatë, oferta për yllin brazilian nuk kanë munguar.

Në fakt, Newcastle dhe Chelsea u vunë në lëvizje gjatë verës së kaluar për të siguruar shërbimet e O’Ney me oferta serioze dhe marramendëse.

Braziliani po vlerësonte opsionet që kishte në dispozicion pas mosmarrëveshje me drejtuesit e PSG-së dhe shokun e skuadrës Kylian Mbappe.

Sipas El Pais, pronarët sauditë të Newcastle kanë qenë në kontakt dhe të gatshëm ta blinin kapitenin e Brazilit nga PSG gjatë merkatos së kaluar.

Operacioni do të kishte pasur një kosto prej 400 milionë eurosh në total për klubin anglez, duke përfshirë edhe një kontratë pesëvjeçare. Por Neymar nuk është bindur të transferohej te bardhezinjtë.

Edhe drejtuesit e Chelsea-t kanë zhvilluar biseda për blerjen e sulmuesit. Londinezët donin ta huazonin Neymar dhe t’i paguanin një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, Paris Saint-Germain e ka refuzuar këtë ofertë duke pretenduar që Chelsea të paguante pjesën më të madhe të rrogës së lojtarit.

Ish-sulmuesi i Barcelona-s duket se nuk ka qenë kundër transferimit në Stamford Bridge dhe kanë ndërmend të hidhen në sulm për të në merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit