Neymar “stratosferik”, ja transferimet më të shtrenjta sezonale të këtij shekulli

8 Korrik 2020
13:34
Alfred Lleshi
back button

Neymar është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Ylli brazilian la Barcelonën në verën e vitit 2017 dhe kaloi te parizienët për shumën rekord të 222 milionë eurove. Nëse ai qëndron mbi të gjithë në këtë drejtim, çdo edicion ka pasur “mbretin” e vet të merkatos, për të cilin klubi përkatës ka paguar më shumë. Më poshtë po ju njohim me futbollistët më të shtrenjtë të çdo sezoni në këtë shekull, transferuar në verë. Pra, nga viti 2000 e këtej. Sikurse mund të evidentohet në çmimet e mëposhtme, Real Madridi kryeson për nënshkrimet më të shtrenjta sezonale në shekullin e 21-të. Spikasin emra të shquar si Zidane, Figo, Beckham, Ronaldo, Pogba, Bale etj.

Sezoni 2000-2001
Luis Figo arriti te Real Madridi nga Barcelona për 60 milionë €.

Sezoni 2001-2002
Zidane arriti te Real Madridi nga Juventusi për 77.5 milionë €.

Sezoni 2002-2003
Rio Ferdinand u bashkua me Manchester United nga Leeds United për 46 milionë €.

Sezoni 2003-2004
David Beckham mbërriti te Real Madridi nga Manchester United për 37.5 milionë €.

Sezoni 2004-2005

Didier Drogba iu bashkua Chelsea nga Olympique Marseille për 38.5 milionë €.

Sezoni 2005-2006
Michael Essien arriti te Chelsea nga Olympique Lyon për 38 milionë €.

Sezoni 2006-2007
Andriy Shevchenko shkoi te Chelsea nga Milani për 43.88 milionë €.

Sezoni 2007-2008
Fernando Torres arriti te Liverpool nga Atlético Madrid për 38 milionë €.

Sezoni 2008-2009
Robinho arriti te Manchester City nga Real Madridi për 43 milionë €.

Sezoni 2009-2010
Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madridi nga Manchester United për 94 milionë €.

Sezoni 2010-2011
Fernando Torres mbërriti te Chelsea nga Liverpool për 58.5 milionë €.

Sezoni 2011-2012
Javier Pastore shkoi te PSG nga Palermo për 42 milionë €.

Sezoni 2012-2013
Thiago Silva u bashkua me PSG nga Milani për 42 milionë €.

Sezoni 2013-2014
Gareth Bale mbërriti te Real Madridi nga Tottenham për 101 milionë €.

Sezoni 2014-2015
Luis Suárez mbërriti te Barcelona nga Liverpool për 81.72 milionë €.

Sezoni 2015-2016
Kevin de Bruyne arriti te Manchester City nga Wolfsburgu për 76 milionë €.

Sezoni 2016-2017
Paul Pogba u rikthye te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë €.

Sezoni 2017-2018
Neymar theu çdo rekord me transferimin te PSG, nga Barcelona, për 222 milionë €.

Sezoni 2018-2019
Kylian Mbappé shkoi te PSG nga Monaco për 145 milionë €.

Sezoni 2019-2020
João Félix iu bashkua Atlético Madridit nga Benfica për 126 milionë €.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit