Ditëlindja e Messit, Neymar e uron me një mesazh prej vëllai

24 Qershor 2019
19:32
back button

Mesazhe dhe urime pa fund në ditëlindjen e 32-të të Lionel Messit, që po e kalon me shokët e skuadrës tek Argjentina, në Copa America.

Në vrazhdën e urimeve nuk mund të mungonte as një mesazh nga ana e Neymar, me të cilin ka një lidhje të fortë, pavarësisht se rrugët e tyre tek Barcelona u ndanë dy vite me parë.

“Gëzuar ditëlindjen vëlla. Zoti të bekoftë përgjithmonë”, shkroi sulmuesi brazilian në një foto të postuar në Instagram.

Kjo lëvizje është parë si një mesazh tjetër që e lidh të ardhmen e Neymar me rikthimin në “Camp Nou”, që pritet të ndodhë këtë verë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit