Neymar zhgënjen sërish, humbet penallti në Arabinë Saudite! Por Al-Hilal fiton gjithësesi…

29 Shtator 2023
23:31
Telesport
back button

Pas suksesit te Al-Nassr Ryad, sauditët e Al-Hilal jane pergjigjur dhe kane vazhduar dominimin e tyre në Kampionatin arab të futbollit, teksa mbrëmjen e sotme mposhtën me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Al-Shabab, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit.

Dy gola në pjesën e dytë, nga Kalidou Koulibaly, në minutën e 68’ dhe Aleksandar Mitrovic, në minutën e 76’ mjaftuan, që “gjigandët” sauditë të gjenin fitoren e radhës. Mundësi shënimi pati dhe “fantazisti” brazilian, Neymar, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë ish-“ylli” i Barcelona e PSG u tregua i pasaktë.

PENALLTIA E HUMBUR NGA NEYMAR – VIDEO

Me këtë fitore, Al-Hilal vazhdon marshimin drejt titullit kampion, teksa pas 8 javëve të kampionatit ka arritur të grumbullojë plot 20 pikë, ndërsa skuadra e Al-Shabab vijon të mbetet në vendin e 11 të renditjes.

GOLI I KOULIBALY – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit