Neymar-Mbappe; tensioni i akumuluar është gati të shpërthejë

11 Dhjetor 2019
13:14
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé është bërë lajm në ndeshjet e fundit të PSG, por jo saktësisht në aspektin sportiv. Sulmuesi ka pasur disa momente tensioni me trajnerin Thomas Tuchel, pasi e zëvendësoi kundër Nantes dhe Montpellier. Nuk është hera e parë që ngrihen pikëpyetje mbi raportin e trajnerit me lojtarin, sepse ngjarje të tilla datojnë që nga sezoni i kaluar.

Siç ka raportuar “L’Equipe”, Mbappé ngriti dyshime për “peshën” dhe rëndësinë e tij te PSG në një ndeshje kundër Olympique Marseille, të luajtur sezonin e kaluar. Në atë kohë, talenti francez konsideroi se nuk kishte të njëjtin trajtim si Neymar nga klubi, i cili e lejoi brazilianin të riaftësohej nga dëmtimi i pësuar në Brazil. Në fakt, këtë lloj leje ekstra, PSG nuk e kishte aplikuar për asnjë lojtar tjetër. Për më tepër, muaj më vonë, deklaratat e tij, pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë të UNFP, duke thënë se “dëshironte të merrte më shumë përgjegjësi në Paris, ose diku tjetër”, u kuptuan si një aluzion ndaj trajnerit gjerman.

Tuchel gjithmonë ka thënë në konferencat për shtyp se Neymar është lojtari kryesor i projektit, përveç mbështetjes që i jep brazilianit me sistemin e të luajturit. Këto mesazhe të përsëritura kanë provokuar dyshime serioze nga Mbappé në lidhje me vazhdimësinë e tij te PSG, deri në atë pikë sa të japë tjetër mesazh në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të luajtur në fushën e Club Brugge, në të cilën shënoi një “hat-trick”, edhe pse u aktivizua si zëvendësues. 

Marrëdhënia e tensionuar me trajnerin e tij ka dalë në pah në momentin më kritik të sezonit. Për këtë arsye, çdo vendim që Tuchel merr për të do të rishikohet me “lupë” tani e tutje. Real Madridi, ndërkohë, ëndërron të nënshkruajë me të, sepse e konsideron galaktikun e radhës. Pra, vigjëlon ndaj kësaj situate të trazuar të Mbappe në “Parce des Princes”. Përveç kësaj, afeksionet e fundit të lojtarit me klubin e bardhë, përfshirë foton me Vinicius, ushqejnë shpresat e bardha…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit