Neymar-PSG: Krisje përfundimtare, braziliani thyen rregullat dhe rrezikon karrierën

20 Korrik 2019
11:30
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më kthim mbrapa! Neymar duket i vendosur për të mos u kthyer më në ekipin e PSG-së. Kampionët e Francës kanë publikuar listën e ekipit që do të udhëtojë për ndeshjen miqësore ndaj Nuremberg-ut. 

Emri i sulmuesit mungon në 23 emrat e grumbulluar nga trajnerit Thomas Tuchel. Ky i fundit e ka pranuar se e di dëshirën e brazilianit për t'u larguar, por është një çështje që i përket klubit dhe jo atij. 

Ky vendim tregon dhe njëherë se situata nuk është aspak e mirë dhe braziliani do me çdo kusht largimin. Barcelona dhe Juventusi e duan, por marrëveshja është e vështirë. Neymar mund të rrezikojë karrierën e tij me këtë sjellje.  

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit