Nga 2-0 në 2-3, PSG e mbyll me turp sezonin. Lamtumirë mes fërshëllimash për Messi-n (Video)

3 Qershor 2023
22:52
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain e ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin 2022/23.

Kampionët e Francës, në fakt, janë mundur 3-2 në shtëpi kundër Clermont pasi kanë qenë në avantazh 2-0.

PSG-CLERMONT – 1-0 – RAMOS – VIDEO

Ka qenë Sergio Ramos që ka kaluar në avantazh vendasit, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë në ndeshjen e tij të lamtumirës.

PSG-CLERMONT – 2-0 – MBAPPE – VIDEO

Ka qenë ndeshja e fundit me PSG-në edhe për Lionel Messi-n, i cili është fërshëllyer nga tifozës edhe mbrëmjen e sotme.

PSG-CLERMONT – 2-1 – GASTIEN – VIDEO

Në minutën e 21-të ka ardhur dyfishimi i avantazhit për skuadrën e Galtier. Ka qenë Mbappe që ka shënuar me një penallti perfekte.

PSG-CLERMONT – PENALLTIA E HUMBUR NGA KYEI – VIDEO

Reagimi i Clermont ka ardhur në minutën e 24-tme Gastien, i cili ka përfituar nga një gafë e Donnarumma-s në bashkëpunim me mbrojtjen.

PSG-CLERMONT – 2-2 – ZEFFANE – VIDEO

Miqtë kanë pasur një mundësi të artë për të barazuar rezultatin në minutën e 37-të, por Kyei ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

PSG-CLERMONT – 2-3 – KYEI – VIDEO

Një barazim që ka ardhur në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me golin e shënuar nga Zeffane, i cili ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes vendase.

Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, Kyei ka përmbysur gjithçka duke realizuar golin e tretë për miqtë dhe duke shlyer kështu gabimin e bërë nga 11 metrat.

Ka pasur edhe pak Shqipëri në këtë përmbysje të çmendur të pësuar nga Parisi, duke parë se asistin për golin e tretë e ka dhënë kosovari Elbasan Rashani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit