Nga Anglia: Kontakte mes Paratici dhe agjentit për futbollistin e Juventusit

24 Janar 2022
15:25
Alfred Lleshi
back button

Portali “football.london” rikthehet për të folur mbi interesimin e Tottenham për Weston McKennie, lojtarin e Juventusit. Brenda “Spurs”, admiruesi kryesor i mesfushorit në fjalë është Fabio Paratici, i cili ditët e fundit ka pasur kontakte me agjentin e amerikanit për të kuptuar detajet dhe fizibilitetin e një transferimi të mundshëm në janar.

Një rrugë, ajo e transferimit në javën e fundit të merkatos, e cila megjithatë është zbehur shpejt, pasi Juventusi, me rekomandimin e Allegrit, nuk duket aspak i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit