Nga Anglia në Portugali, ja tre objektivat e Milanit në janar

24 Janar 2020
10:43
Alfred Lleshi
back button

Milani dhe Brentford janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun, sipas “Daily Mail”. “Topçinjtë” tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 5 milion £ nga skuadra angleze për 18-vjeçarin, këtë muaj. Milani tani është gati të bashkohet në garën për Balogun, me trajnerin Stefano Pioli të etur për të siguruar disa përforcime para mbylljes së merkatos së janarit.

Po ashtu, ish-mbrojtësi i Evertonit, Antonee Robinson, kërkohet nga Milani. Këtë e konfirmon “The Sun”. Klubi i Serie A është gati të bëjë një ofertë prej 10 milionë £ për 22-vjeçarin. Wigan raportohet se është i hapur për ta pranuar ofertën. Robinson ka bërë 28 paraqitje në kampionat këtë sezon, pasi ra në sy në sezonin e fundit, i huazuar. Lojtari i tretë në radarët e kuqezinjve është edhe një mesfushor. 

Më konkretisht, 20-vjeçari i Benfica, Florentino, sipas “Sport Mediaset”. Portugezi ka luajtur 13 ndeshje për skuadrën e Lisbonës këtë sezon. Ai është i kontraktuar me klubin portugez edhe për katër vite të tjera. Florentino ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por Milani po përpiqet të flasë me Benfica dhe të zbresë poshtë kësaj shifre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit