NGA ARGJENTINA | Mourinho do mesfushorin e Juventusit, kërkesa specifike klubit!

26 Qershor 2022
23:39
Telesport
back button

Roma ka vënë në shënjestër Arthur, mesfushorin brazilian të Juventusit. Siç raporton Tyc Sports, është një kërkesë specifike e Mourinhos, i cili kërkon një lojtar me karakteristikat e tij në mesin e fushës.

Tashmë do të kishte pasur një takim të parë mes dy klubeve, edhe nëse bardhezinjtë nuk duan ta shesin atë me lehtësi për investimin e bërë. Ka pasur një ngadalësim për shkak të kalimit të Zeki Çelikut nga Lille në Romë.

Në orët e fundit, negociatat janë ngadalësuar, ku dy kompanitë duhet të përcaktojnë detaje të tjera ekonomike. Megjithatë, shkruan Il Tempo, Tiago Pinto mbetet i sigurt dhe synon ta mbyllë nesër.

Sakaq, Nemanja Matic po përgatitet të nisë aventurën e tij në Romë, pak ditë para grumbullimit te verdhekuqve, i caktuar për në 4 korrik. Ish-mesfushori i Manchester United ka shpërndarë në Instagram një video të stërvitjes së tij, pak ditë para fillimit të sezonit, me një seancë në palestër me lunge me pesha, të gjithë të veshur me fanellën verdhekuqe të Romës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit