Nga Atletico Madrid në Serie A: operacion 30 milionësh

30 Prill 2023
9:00
Denis Hakanaj
back button

Pas një sezoni me shumë ulje dhe pak ngritje, Colchoneros mund t’i japin jetë një revolucioni të vogël, me shitje të njëfarë rëndësie. Skuadrat e mëdha të Serisë A po e ndjekin me interes situatën.

Një sezon i trazuar për Atletico Madrid, rezultat i zhgënjimit në Europë, me eliminimin e parakohshëm nga Champions League dhe me një vend të tretë në La Liga që nuk lë vend për ëndrra.

63 pikët e grumbulluara deri tani nga djemtë e Simeones  duhet të mjaftojnë për t’i çuar bardhekuqtë në Champions League të radhës, objektivi minimal i një klubi që është bërë shumë ambicioz ndër vite.

Se çfarë do të ndodhë më pas për sezonin e ardhshëm nuk dihet ende, duke qenë se nga zërat që vijnë nga Spanja (ElNacional.cat) duket se Colchoneros po mendojnë seriozisht t’i japin fund epokës “Cholo”, për rreth një dekadë në stolin e Madridit.

Flitet për një ardhje të mundshme në Wanda Metropolitano të Luis Enrique, i lirë nga kontratat pas lamtumirës së tij me kombëtaren spanjolle dhe i etur për t’u rikthyer në stol me një klub.

E sigurt është se në shtëpinë e Atletico-s me siguri do të ketë një revolucion teknik në fund të këtij kampionati, me transferta të shkëlqyera gjithashtu. Një nga emrat në largim mund të jetë ai i Jose Maria Gimenez, një mbrojtës uruguaian, i lindur në 1995, i cili mbërriti shumë i ri në Spanjë nga Danubi.

Forca e tij fizike dhe aftësia në mbulimin e kundërshtarit janë njohur prej kohësh për të gjithë. Simeone e ka aktivizuar së bashku me Godinin dhe të dy përbënin një njësi shumë të fortë, të vështirë për sulmuesit kundërshtarë.

Në Serie A ka disa klube që e admirojnë veçanërisht atë dhe janë përpjekur të bëjnë sondazhe për të në disa raste. Në të kaluarën ishte Roma e Monchi-t që u përpoq ta sillte në Itali, më pas edhe Juventusi, që pa tek ai pasardhësin Chiellini-t.

Tani është radha e Milanit, i cili mund të vendosë të investojë rreth 30 milionë euro për t’ia hequr atë nga konkurrencës së Premier League.

Çmimi i tij vlerësohet në rreth 50 milionë euro, por kontrata që skadon në 2025-ën dhe vullneti për të mos rinovuar me spanjollët mund të hapin negociata edhe me shifra më të ulëta. Pranë Tomorit do të krijonte një dyshe vërtetë ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit