Nga Barcelona në Montecarlo, për të thyer rekordet e Pellegri dhe Mbappe

7 Janar 2019
10:11
back button

Quhet Robert Navarro dhe që tani është pjesë e historisë së Monaco-s së Thierry Henry. Është vetëm 16 vjeç e 8 muaj dhe ish-futbollisti i Barcelonës është bërë lojtari më i ri debutues me fanellën e Monaco-s, duke kaluar italianin Pietro Pellegri (16 vjeç e 10 muaj) dhe Kylian Mbappé (16 vjeç e 11 muaj).

Navarro u aktivizua në sfidën e kupës kundër Canet Roussillon, ku Monaco fitoi 1-0 dhe kaloi në 1/16-at e turneut. Ish-futbollisti blaugrana u largua nga La Masia në fillim të këtij sezoni, duke shpresuar se do të kishte më shumë shanse për të luajtur futboll profesionist te Monaco.

Klubi nga Montecarlo i dha numrin 39 në verë dhe e bëri pjesë të ekipit të parë në stërvitje, ndërsa mesfushori luante në Yout League dhe dje erdhi debutimi me ekipin e parë, 15 minuta të paharrueshme për djaloshin që vlerësohet shumë nga Thierry Henry, edhe pse është e qartë që për momentin nuk luan dot rol protagonisti, për moshën e tij tepër të re dhe për krizën e Monaco-s. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit