Nga bashkëjetesa me minjtë te takimi në piceri që i ndryshoi jetën, rrëfehet Nani

11 Korrik 2020
14:44
Denis Hakanaj
back button

Luis Nani ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për The Players Tribune. Lojtari aktual i Orlando City-t ka folur për fëmijërinë e tij të vështirë:

“Historia ime ka nisur me faktin se po vdisnim nga uria”, ka thënë Nani. “Kam jetuar me mamanë time dhe tetë vëllezër e  motra në një shtëpi me vetëm një dhomë gjumi. Kishte vrima në dysheme nga ku dilnin vazhdimisht minj dhe hardhuca. Nuk kishim asgjë për të ngrënë dhe kemi luftuar për të mbijetuar”.

“Kam jetuar shumë momente të vështira, por asgjë nuk ka qenë më  e vështirë se uria. I vetmi avantazh i urisë është se të bën të kërkosh zgjidhje”.

Zgjidhje si ajo për të lypur ushqim në një Pizza Hut.

“Një ditë kam shkuar me vëllanë tim në një Pizza Hut dhe kërkuam për të ngrënë. Askush nuk donte të na jepte asgjë kur një grua na thërriti papritur dhe na tha të prisnim”.

“Dy minuta më mbrapa erdhi pica. Shumë e mirë. Më pas ajo na pyeti ‘çfarë po bëni këtu?’. Ne i thamë se po luanim futboll. Besoj se sinqeriteti ynë i pëlqeu sepse ajo na tha më pas se do të na prezantonte një mikun e saj që mund të na ndihmonte”.

“Miku i saj ishte Marco Aurelio (Cunha dos Santos, lojtar i Sportingut të Lisbonës)”.

Nga ai momente Nani dhe vëllai i tij u bënë pjesë e Sporting-ut dhe pjesa tjetër dihet tashmë. Me Nani-n që është bërë kampion i Europës me Portugalinë në 2016-ën.

Histori jete të pazbuluara më parë dhe që shpesh mund të befasojnë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit