“Ai më pyeti: a ke frikë?”, Donnarumma rrëfen bisedën përpara debutimit kuqezi dhe pranon: Nuk po luajmë mirë

19 Shtator 2019
18:25
back button

Plot 145 ndeshje me Milanin në Serie A dhe një rol “lideri”, siç e quan edhe Zvonimir Boban, drejtuesi kuqezi. Edhe ende shumë i ri, Donnarumma duket se përfaqëson “milanizmin” në perfeksion. Në një intervistë të dhënë për “DAZN”, portieri ka folur për fillimet e tij, duke i dhënë një “përqafim” në distancë Mihajlovic, që po lufton me jetën dhe vdekjen: 

“Mbaj mend ende atë ditë, isha super i emocionuar. Sinisa ma tha 24 orë më përpara, isha i lumtur që do të luaja. Më pyesi nëse kisha frikë të luaja, por i thashë “jo” sepse isha i motivuar. i uroj më të mirat dhe dua ta përqafoj sa më shpejt”.

Sakaq, derbi është në prag: “Në derbi shkohet përtej çdo gjëje! Eshtë një ndeshje më vete, vetëm kur e luan e kupton se sa emocion ke brenda. Gjëja më e bukur, megjithatë, mbetet fitorja!”.

“Jemi një grup i madh. Me një trajner të ri dhe është normale të kemi vështirësi. Por, po e ndjekim. Nuk jemi duke luajtur mirë, por do të përmirësohemi me kalimin e kohës”.

“Pritja më e bukur? Në “San Siro” ndaj Juventusit, në minutën e fundit, kur ndeshja ishte 1-0. Thirrjet dhe oshëtima e stadiumit më mbushën brenda me emocion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit