Nga Bundesliga te Spider Man, ylli i Bayern përgatitet për debutimin në ekranin e madh

28 Maj 2023
9:00
Denis Hakanaj
back button

Alphonso Davies po ndryshon rolet nga të qenit një futbollist profesionist në aktrim në ekranet e mëdha të kinemasë, pasi mbrojtësi i Bayern Munichut do të shfaqet në filmin e ri Spider-Man.

Ylli kanadez, i cili u bë i njohur në futbollin botëror në 2019-ën kur iu bashkua bavarezëve, do të interpretojë një nga personazhet e shumtë të Spider-Man në filmin Spider-Man: Across the Spider-Verse, i cili ende nuk ka dalë në kinema.

Sipas Goal, Davies do të jetë zëri i personazhit Spider-Man 67, ndërsa gjermania Jule Brand – e cila luan për Wolfsburg – do t’ia japë zërin bateristes Betty.

Në Oscar Awards 2019, “Spider-Man: Into the Spider-Verse” fitoi një Oscar për filmin më të mirë të animuar dhe Davies do të shpresojë që versioni i tij i filmit të ketë një çmim tjetër Oscar.

Data e shfaqjes në kinematë gjermane të ‘Spider-Man: Across the Spider-Verse’ është caktuar për 1 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit