Nga Champions-it te burgu, ja çfarë bën tani modelja që çmend rrjetet sociale

17 Janar 2023
17:07
Denis Hakanaj
back button

Skena në finalen e Champions League të luajtur mes Liverpool-it dhe Tottenham-it në 2019-ën ka qenë një trampolinë drejt famës së madhe të cilën Kinsey Wolanski po e shijon edhe sot.

Modelja amerikane, pas futjes së bujshme në fushë në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, e ka shfrytëzuar siç duhet suksesin duke u bërë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Wolanski ka përfunduar edhe në burg pas një tentative të dështuar për t’u futur në fushë në finalen e Copa America. Me 3.5 milionë ndjekës në Instagram, Kinsey tani ka hapur një llogari në OnlyFans, faqe me pagesë për të rritur.

“Jeta duhet jetuar, atëherë pse jo?”, ka shpjeguar modelja dhe sipërmarrësja që po kujdeset në çdo detaj për imazhin e saj dhe për të përfituar në maksimum nga popullariteti që ka në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit