Nga CR7 te dyshja më e mirë në botë, flet Joao Cancelo

19 Mars 2019
15:46
Denis Hakanaj
back button

Joao Cancelo ka folur nga grumbullimi me Portugalinë për eksperiencën e tij tek Juventus, marrëdhënien me Cristiano Ronaldo-n dhe gjendjen e mbrojtjes bardhezi. 

"Cristiano nuk duhet t'i provojë asgjë askujt, ai ka shkruar historinë me kombëtaren dhe me klubet ku ka luajtur. Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur cilësinë e skuadrës", ka thënë mbrojtësi juventin. 

"Fitorja kundër Atletico Madrid? Ronaldo na ndihmoi të kualifikoheshim, por gjithë skuadra luajti mirë. Të gjithë ata që kanë parë ndeshjen e dinë se ne e merituam fitoren". 

"Çdo ditë që kaloj tek Juventus mësoj më shumë. Tani po stërvitem me dy mbrojtësit më të mirë në  botë, Bonucci dhe Chiellini. Niveli është shumë i lartë në Itali dhe unë ndihem më i fortë se një ose dy vite më parë", ka përfunduar Cancelo. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit