Nga emocioni unik tek idhulli i tij, flet Mauro Icardi

14 Korrik 2020
17:58
Denis Hakanaj
back button

“Një emocion unik”.

Kështu hapet intervista e shkurtër e dhënë nga Mauro Icardi për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain.

– Cila është origjina e festimi tuaj?

“E kam bërë për herë të parë kur kam shënuar golin tim të parë si profesionist, ka qenë gjesti i parë instinktiv që kam bërë për të dëgjuar tifozët”.

– Përshkruajë Parkun e Princave me një fjalë.

“Është e vështirë, por e vërteta është se ka qenë mbresëlënës që nga momentet e para. Tifozët më kanë pritur shumë mirë. Dhe kjo ndryshon gjithçka. Është e rëndësishme për një lojtar të dëgjojë thirrjet e tifozëve, britmat, këngët. Është mbresëlënëse”.

– Kush të frymëzon?

“Sulmuesi që më pëlqente kur isha i ri ishte Batistuta, sepse ishte një sulmues argjentinas dhe e kam parë gjithmonë si një idhull”.

– Është më e vështirë frëngjishtja apo frëngjishtja?

“Italishten e flas mirë tani, frëngjishtja nuk është e vështirë, por theksi është ndryshe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit