Nga ëndrra e madhe e fëmijërisë, idhulli dhe kalimi te kuqezinjtë; De Ketelaere ka çfarë t’iu tregojë të gjithëve

19 Nëntor 2022
14:05
Alfred Lleshi
back button

Charles De Ketelaere, mesfushori i Milanit, nënshkrimi i mrekullueshëm në merkaton e verës i kuqezinjve, ka dhënë një intervistë për “Sky”, ku ka folur për shumë tema, duke filluar nga Kupa e Botës: “Të luaja për Belgjikën ishte ëndrra ime e madhe si fëmijë. Është bukur të jem atje, tashmë ia dola pavarësisht se jam kaq i ri.

Për momentin në Belgjikë jemi vërtet me fat sepse kemi kaq shumë yje botërorë, mjaft lojtarë që janë ndër më të mirët në botë. Ne të rinjtë përpiqemi të mësojmë prej senatorëve të kombëtares. Aty e kupton që padyshim ke ende disa hapa për të ndërmarrë, është mirë të jesh në gjendje ta matësh veten me shokë kaq të fortë për t’u përmirësuar”.

Ish-lojtari i Brugges foli edhe për kalimin e tij në Itali: “Milani është një hap i madh për mua. Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e bërë, por ka disa faktorë për t’u marrë parasysh. Në nivel futbolli, ende duhet të përmirësohem në disa aspekte, por jam shumë i kënaqur me atë që kam arritur”.

Dy fjalë edhe për përshtatjen te Milani: “Mendoj se kushdo që ka qenë këtu e di që është një qytet i bukur. Fatkeqësisht, nuk e kam vizituar ende siç duhet, por nuk jam këtu për të qenë turist. Më pëlqen atmosfera, më pëlqen edhe vetëm duke vozitur pak nëpër rrugët e Milanos”.

Së fundi, De Ketelaere shpjegoi se cilët janë idhujt e tij: “Gjithmonë e kam admiruar Kevin De Bruyne, mbi të gjithë, pjesërisht për rolin e tij dhe më pas për elegancën, për mënyrën sesi luan futboll dhe e bën gjithçka të duket e lehtë.

Luajtja në Kupën e Botës ishte ëndërr e imja që fëmijë, por tani është bërë realitet. E di që për të arritur atje duhet të kalosh performancat me klubin, por gjithsesi do mundohem të jap kontributin tim, sepse më e rëndësishme është për të ndihmuar ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit