Nga Estonia te U-21 dhe tani Kastrioti! Mesfushori kuqezi premton sezon protagonisti

16 Tetor 2020
17:21
Telesport
back button

Në pritje që bojkoti i futbollit shqiptar të përfundojë dhe topi të rinisë të lëvizë, skuadra e Kastriotit po vijon përgatitjet për ndeshjen premierë të kampionatit, ku përballë do të ketë Partizanin.

Dhe pse larg sportdashësve krutanë, ndeshja në fjalë pritet me shume interes në komunitetin sportiv në qytetin hero. Një nga afrimet më të spikatura në merkaton e verës padyshim është dhe 21 vjecari Arbër Basha. Duke folur eskluzivisht për “Telesport”, anëtari i vetëm i përfaqsueses së U21 në rradhët e skuadrës krutane, flet me nota pozitive për ambjentin e ri.

“Kam gjetur një ambjent mjaft të mirë te skuadra e re dhe kjo më ka ndihmuar jo pak në përshtatje”  shprehet 21 vjecari Basha, që më parë është aktivizuar në kampionatin elitar të  Estonisë.

Pavarësisht se skuadra krutane do të startoj si skuadër debutuese në kampionatin e ri, Basha pohon se me kontigjentin që ka, jo vetëm që do të siguroj Superligën, por do të guxojë më tej për të qenë më lart në renditje.

“Kemi bërë përgaditjet e duhura, kam besim që jo vetëm me afrimet e bëra së fundmi por dhe me paraqitjet mjaft të mira në ndeshjet e fundit miqësore, skuadra kam besim do të guxojë dhe më tej për të qenë në mes më të mirave të kampionatit. Shpresojmë të kemi një nisje të mirë dhe të mbarë të kampionatit”.

“Pavarësisht se në javën e parë, përballë do të kemi skuadrën me reputacion në futbollin shqiptar, Partizani, kam besim se ne do të tregojmë forcën tonë reale, duke synuar rezultatin pozitiv”.

Në fund të prononcimit Basha ndalet dhe te skuadra përfaqsuese shpresa të U21, pjesë e së cilës ka qenë dhe në ndeshjet e fundit miqësore.

“Zhvillimi i dy ndeshjeve miqësore na ka shërbyer pozitivisht, për tu përgatitur për ndeshjet e radhës që do të zvillohen në transfertë, ndaj Kosovës dhe Anglisë”.

“Pavarësisht se ndeshjet kanë qenë testuese, performanca e djmevet ka qenë në lartësinë e duhur dhe kjo është një garanci që në dy ndeshjet e fundit skuadra jo vetëm që do të jetë dinjtoze por do të synojmë rezultatin pozitiv”.

Ndërkohë nesër pasdite skuadra krutane do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Apollonisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin Redi Maloku, të Fushë Krujës.

Intervistoi: Nderim Goci

Lajme të tjera

Lajmet e fundit