Nga faturino në hero | “Zoti shkruajti historinë time! Më vinte të qaja pas golit, ajo që kam përjetuar…”

25 Nëntor 2021
1:11
Telesport

Në mikrofonat e Milan TV, Junior Messias, heroi i mbrëmjes së Milanit ne Wanda Metropolitano, komentoi fitoren ndaj Atletico Madridit:

“Jam shumë i lumtur veçanërisht për fitoren. Krahas golit dhe debutimit, ai erdhi në kohë nevoje. Vija nga një kohë e vështirë, kisha dy lëndime radhazi. Sot ishte e rëndësishme të fitonim, ne jemi ende gjallë dhe duhet të luftojmë deri në fund”.

Emocionet pas golit.
“Më vinte të qaja, ajo që përjetova më kaloi nëpër kokë. Emocion i pastër. Mendova për Zotin, e gjithë historia ime është shkruar prej tij”.

Ndeshja ndaj Liverpool…
“Duhet të qëndrojmë të përulur, do të jetë e vështirë. Ne duhet të bëjmë atë që bëmë sot, duhet të qëndrojmë të përulur dhe të luajmë lojën tonë si sot, kemi bërë shumë mirë nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Mbrëmja më e bukur? Po, ishte më e bukura, shpresoj të vijnë mbrëmje të tjera si kjo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit