NGA FERRI NË PARAJSË | Kështjella “Goodison Park” nuk bie, populli i Evertonit në delir. Pushton 2 herë fushën (PAMJET)

19 Maj 2022
23:12
Telesport

Ndeshje per zemra te forta ajo mes Everton dhe Crystal Palace! Nga ferri ne parajse, per Franck Lampard sezoni quhet i shpetuar.. Skuadra nga Liverpooli vuajti shumë përballë Crystal Palace në “Goodison Park”, por në fund mori një fitore me përmbysje duke siguruar matematikisht qëndrimin në Premier League.

E te mendosh qe pas golit te 3-2, kur duheshin edhe disa minuta nga fundi, publiku nuk priti dot dhe zbriti ne fushe per t’u kthyer me pas ne tribuna serish pasi arbitri mund te ndalonte gjithcka dhe madje te anulonte ndeshjen…

3-2 triumfuan të besuarit e Frank Lampard, që deri gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt po humbiste 1-2. Crystal Palace e zhbllokoi takimin në minutën e 21-të me Matetan, për të ardhur më pas te dyfishimi i epërsisë me golin e Ayew.

Keane në të 54-tën riktheu në lojë Evertonin me golin e 1-2, ndërsa në të 72-tën shifrat u barazuan falë finalizimit të saktë të Richarlison, për të ardhur në te goli që i dha fitoren Evertonin dhe mban firmën e Calvert-Lewin (85’).

Me 39 pikë të grumbulluar nga Evertoni, është e pamundur që skuadra e Lampardit të arrihet nga Leeds United (35 pikë), kur ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm raundi i fundit i ndeshjeve në Premier League.

Sakaq, ne ndeshjet e tjera, Chelsea barazoi 1- 1 me Leicester City-n, duke siguruar praktikisht vendin e tretë pasi diferenca me Tottenhamin ndjekës është tri pikë dhe golaverazhi i përgjithshëm është ndjeshëm në favor të skuadrës londineze, çka do të thotë se, edhe nëse në javën e fundit skuadra e Thuchelit nuk merr pikë dhe formacioni i Contes fiton, sërish të tretët do të jenë blutë e Londrës.

Sa i përket kronikës së ndeshjes së zhvilluar në “Stamford Bridge”, të parët shënuan “Dheprat” me Madisson në minutën e gjashtë, ndërsa për vendësit barazoi Marcos Alonso në të 34-tën.

Burnley merr një pikë shumë të rëndësishme në fushën e Aston Villas (1-1) e tashmë lë në zonën ftohtë Leeds United, që nuk do t’i mjaftojë fitorja në javën e fundit për të mbijetuar nëse Burnley merr maksimumin përballë Newcastle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit