Nga “ferri në parajsë”, Real Madrid triumfon në Euroleague 3 sekonda nga fundi (video)

22 Maj 2023
8:28
Telesport
back button

Skuadra e Real Madrid u shpall kampione e Europës në basketboll për meshkuj, pas triumfit 89-78 ndaj Olympiacos në finalen e Euroleaue, luajtur në Kaunas të Lituanisë. Një ndeshje e vendosur 3 sekonda nga fundi i kohës së rregullt, falë një koshi të Sergio Llull.

Për LLull këto ishin dy pikët e vetme të tij në këtë sfidë, por që i dhanë fitoren skuadrës së Real Madrid, që shpallet kampione e Europës për të 11-ën herë në histori. Shënuesi më i mirë për madrilenet ishte Rodriguez me 15 pikë, mbështetur nga Tavarez me 13 pikë.

Për Grekët u dalluan Vezenkov me 29 pikë e Canaan me 21 pikë, por ishin të vetëm dhe të pambështetur sa duhet nga pjesa tjetër e ekipit. Gjithsesi, ndeshja ishte e ekuilibruar dhe Olympiacos pati mundësinë të gjuajë sekondën e fundit për të fituar, por pa sukses.

Real Madrid i fitoi 5 ndeshjet e fundit në Euroleague, duke përmbysur fillimisht disavantazhin 0-2 me takime ndaj Partizan Beograd në çerekfinale (fitoi 3-2), për të mposhtur më pas në gjysmëfinale Barcelonën. Ndërsa Olympiacos, që u rendit e para në sezonin e rregullt, mundi në gjysmëfinale Monaco.

Euroleague – Gjysmëfinale

Olympiacos – Monaco, 86-62

Barcelona – Real Madrid, 66-78

Vendet 3-4

Monaco – Barcelona, 78-66

Finale

Olympiacos – Real Madrid, 78-79

Lajme të tjera

Lajmet e fundit