Nga finalja në finale, të premten Superiorja merr “flakë”

10 Dhjetor 2018
10:37
back button

Nëse nuk ka ndonjë prapakthehu nga Komisioni i Apelit, sfida më e madhe e javës së 17-të në Superiore, mes Partizanit e Kukësit, do të luhet me dyer të mbyllura. Për fat të keq, Disiplina ka urdhëruar mbylljen e "Selman Stërmasit" për një ndeshje dhe të premten, në 18:00, të gjithë do të duhet të jemi para ekranit për të ndjekur ndeshjen e javës, një nga ndeshjet e sezonit.

Partizani kryeson me 5 pikë më shumë, e di mirë se ka një "match ball" në dispozicion, ndërsa Kukësi me sforcime të mëdha ka zvogëluar hendekun dhe synim kryesor ka të mos mundet, por nëse fiton atëherë titulli do të jetë objektivi i vetëm në mendjen e Safet Gjicit, i cili e ka paralajmëruar zgjidhjen e qeses, për premio dhe për përforcime në janar.

Skënderbeu i vendit të dytë, që ka disa javë që po humbet terren, të dielën ka rastin ideal për të rigjetur fitoren, sepse do të presë Luftëtarin e fundosur nga kaosi financiar.

Edhe Flamurtari e Teuta kanë shanse të mira për të vazhduar ngjitjen në renditje, sepse përballen përkatësisht me Kamzën dhe Kastriotin, ndërsa Laçi pret Tiranën dhe Migen Memelli shpreson të dëshpërojë ish-ekipin e tij.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit