Nga Firence në Romë, shqiptarja që punonte bariste dhe sot zbavitet me futboll

8 Dhjetor 2018
12:06
Anton Cicani
back button

Transferimet e futbollistëve shqiptarë në Itali janë shumëfishuar këto vitet e fundit, kjo edhe për shkak të pozitës gjeografike mes dy vendeve, por edhe për faktin se shumë familje që kanë emigruar përtej Adriatikut kanë lindur e rritur aty fëmijët e tyre. Hysaj, Memushaj, Basha, Vrioni, Berisha, Djimsiti, Strakosha, Ndoj e kështu me radhë.

Por, nuk janë vetëm meshkujt ata që luajnë në kampionatin italian të futbollit, pak rëndësi ka liga. Tani edhe femrat janë një "zë" më vete. Kështu, klubi i Romës ka zyrtarizuar blerjen e mesfushores së kombëtares shqiptare të femrave, Greis Domi. Vetëm 20 vjeç, Greis ishte pjesë e kuqezinjve edhe për eliminatoret e Botërorit. Greis transferohet në formë huazimi nga skuadrave e femrave të Fiorentinës.

Ajo ka lindur në Durrës dhe më pas familjarisht janë transferuar në Itali. Në një intervistë të dhënë për "calciodonne.it", ka folur rreth karrierës dhe gjithçkaje, duke zbuluar disi veten.

"Kam nisur të luaj futboll në moshën 8 vjeç dhe me meshkujt e Aglianeses. Më pas kalova te ekipi femëror i Real Aglianeses, ku luajta aty në moshën 14 vjeç, në Serie C. Vitin më pas më mori Fiorentina dhe luajta tri vite me të rejat e Fiorentinës, përpara se të kaloja në ekip të parë dhe në Serie A. Nuk do të harroj as debutimin në Champions", u shpreh Greis.

Por, si është futbolli i femrave në Shqipëri, krahasuar me Italinë?  "Shumë ndryshe. Le të themi se lëvizja në Shqipëri, në krahasim me Italinë, është pak mbrapa, edhe pse po zhvillohet. Kam luajtur në kombëtaren U-19 dhe në të madhen ndeshje kualifikuese. Bëra edhe eliminatoret e Botërorit".

Për ata që nuk e dinë, Greis ka një rol "alla Pirlo", mesfushor që hap lojën dhe nis manovrat ofensive, përveç se mbron. Sakaq, jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Greis rrëfen gjithashtu se i është dashur të bëjë edhe punë të dyta përveç pasionit futboll. "Përtej kurseve në shkollë, më është dashur edhe të bëj kamerieren dhe baristen në lokale të ndryshme. Për momentin luaj vetëm futboll, por sa të përshtatem me Romën, do të shoh për punë".

Greis pritet që të debutojë në Kupën e Italisë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit