Nga Formula 1 në Extreme-E, Rosberg dhe Hamilton sërish rivalë

23 Tetor 2020
10:36
Telesport
back button

Askush veç Nico Rosberg nuk ka arritur ta mposhtë britanikun Lewis Hamilton në garën për titujt në 6 vitet e fundit në Formula 1. Tashmë piloti gjerman është gati të sfidojë sërish ish-shokun e tij të skuadrës, por këtë herë në kampionatin Extreme-E.

Edicioni i parë i këtij kampionati të fuoristradës elektrike do të zhvillohet pas 3 muajsh në Senegal (Afrikë). Të dy pilotët janë mbështetës të ambientit dhe përdorimit të makinave elektrike, që nuk e ndotin atë.

Rosberg ka gati ekipin e tij, që quhet “Rosberg Xtreme Racing”, që do të garojë në kampionatin Extreme-E. “Që kur u largova nga Formula 1 ia dedikova kohën teknologjisë së qëndrueshme”, tha Rosbeg.

Ndërkohë, një nismë të tillë ka ndërmarrë më herët edhe Lewis Hamilton, me skuadrën e tij X44. Natyrisht që ata të dy nuk do të zbresin në pistë në një garë, por do të kenë pilotët e tyre (një mashkull dhe një femër për makinë).

Kështu, pas dueleve të pafundme në pistë, tashmë dy pilotët rivalë do të kryqëzojnë skuadrat e tyre në garat e Extreme-E. Gara e parë pritet të zhvillohet më datat 23-24 janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit