Nga goli që ndryshoi gjithçka te lufta për titull, flet De Ligt

2 Korrik 2020
16:04
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Juventus-it, Matthijs de Ligt, ka folur për përmirësimin e tij në periudhën e fundit dhe për derbin me Torino-n që do të luhet në fundjavë.

“Lufta për titull është shumë tërheqëse me Lazio-n dhe Inter-in. Fitorja kundër Genoa-s ka qenë e rëndësishme me tre gola shumë të bukur dhe të rëndësishëm. Ai i Dybala-s ka qenë i mrekullueshëm, më pas bomba e Ronaldo-s dhe ai prestigjioz i Douglas Costa-s”, ka thënë holandezi për Sky Sport.

“Ndihem shumë më mirë fizikisht dhe jam më i qetë. Mendoj se në Itali ka shumë sulmues të ndryshëm, Lukaku është i fuqishëm dhe shpejtë, Immobile është i fortë me kurrizin ndaj portës”.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, kundërshtarët tanë kanë sulmues të fortë. Unë kërkoj t’i studioj para ndeshjes. Inter është një skuadër e madhe dhe është pak pikë mbrapa. Kanë mbetur 9 ndeshje dhe secila prej tyre është e rëndësishme. Sfida është mes nesh, Inter-it dhe Lazio-s”.

“Derbi i fazës së parë ka qenë një kujtim i bukur, me golin tim të parë. Nuk ka qenë një moment i lehtë për mua dhe ai gol na ka lehtësuar mua dhe skuadrën”.

“Jam përmirësuar shumë pas asaj dite dhe jam bërë ai që jam sot. Kundër Torino-s do të jetë një ndeshje speciale dhe e vështirë, kundër një skuadre të mirë me lojtarë të mirë. Nuk duhet t’u lejojmë asnjë rast”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit