Nga idhulli Kaka te fenomeni i Roma-s, flet Zaniolo

27 Mars 2020
20:13
Denis Hakanaj
back button

Nicolo Zaniolo po rikuperon nga dëmtimi i rëndë që pësoi 12 janarin e kaluar në gju gjatë një kundërsulmi individual. Talenti i datëlindjes 1999 mund të rikuperojë në qetësi për shkak të pezullimit të kampionat.

Gjithashtu, shtyrja e Europianit do ta lejojë Zaniolo-n që të jetë gati për kompeticionin në 2021-shin.

Gjatë një lidhje direkte në Instagram në kanalin zyrtar të Roma-s, mesfushori ka zbuluar arsyne pse mban numrin 22 mbi shpatulla: “Është data e lindjes së mamasë, por është edhe numri i idhullit tim, Kaka. E mbaj mend akoma atë gol në Old Traafford: futi kokën mes dy lojtarëve për të marrë topin”, ka thënë ylli i ri i verdhekuqve.

Në lidhje me marrëdhënien me Mkhitaryan, ai ka thënë: “Është një lojtar i madh, brenda dhe jashtë fushës. Është një fenomen, i kërkoj këshilla dhe e pyes për Ibrahimovic dhe  Pogba”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit