Sipas Il Corriere dello Sport, disa vëzhgues të Tottenham-it kanë qenë në Itali për të parë më nga afër mbrojtësin e Inter-it, Bisseck.
Dhe kjo është arsyeja pse gjermani nuk do të përjashtonte mundësinë e largimit nga Inter-i në merkaton e radhës.
Nëse Bisseck do të largohej nga Milani, Interi do të kishte tashmë një mbrojtës gati për ta zëvendësuar.
Zgjedhja ndoshta mund të jetë befasuese duke qenë se drejtuesit e klubit milanez do të peshkonin nga Serie B, por gjatë viteve të fundit goditje të tilla kanë dëshmuar gjithmonë se Marotta, Ausilio dhe drejtuesit kanë të drejtë.
Sipas lajmeve të fundit, në fakt, nëse do të lindte nevoja, Inter-i mund të hidhet në sulm për Nicolo Bertola të Spezia-s, një qendërmbrojtës i ri italian, i lindur në 2003, i cili po shfaqet në Serie B këtë sezon me paraqitjet të nivelit të lartë, dhe që në fakt ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Inter-it, por edhe të Napolit.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera e Bertola-s nga sot duhet të jetë rreth 2 milionë euro.