Zlatan Ibrahimovic ka dhene nje interviste te gjate “pa censure” te gazetari i njohur britanik Piers Morgan (intervista e plote do publikohet ne 5 tetor ku ka folur per shume tema. Jane publikuar disa momente te inverstises dhe suedezi vazhdon te jete i vendosur te koncepti se eshte nje fare “Zoti” ne futboll…
“Kur them qe jam me i miri, jam me i miri! Jam Zoti, nuk bej shaka kurre… Do te luash me zjarrin? Atehere jam une zjarri, por kujdes se mos digjesh! Nuk ka numra me Zlatanin. A do te beja rolin e aktorit te keq te filmi James Bond? Do ta fundosja James Bondin, por jam i shtrenjte per t’u paguar, nuk bej gjera falas une.
Guardiola? Mbaj mend takimin e pare, me erdhi dhe me tha: je te Barcelona ketu, nuk vijne lojtarët me Ferrari. Kujt i plaste per Guardiolan, diten tjeter isha me Ferrari ne stervitje.
Nje gje qe kam gabuar? Arsenali! Sepse do te me mernin por kur me thane eja ne prove njehere, nisa te qeshja dhe i thashe: Ibra nuk ben prova, shkoni q****… Ibra eshte me i miri”
Goli me i mire se seksi? “Kush e mendon keshtu ka probleme serioze me shendetin dhe duhet te kurohet”
Raiola: “E kam pasur si figure aterore, jo menaxher. Me mungon shume”.