Nga Juventus tek Inter: Marotta ka fituar raundin e parë

28 Nëntor 2023
15:45
Denis Hakanaj
back button

Si Juventus ashtu edhe Interi janë shumë të kujdesshëm ndaj mundësisë së operacioneve me kosto zero, për arsye ekonomike që lidhen me gjendjen shëndetësore të futbollit italian dhe një nga profilet e ndjekur nga të dy klubet është Tiago Djalo.

Portugezi po luante shumë mirë me Lille, kur ka ardhur dëmtimi serioz në gju.

Një dëmtim që ngadalësoi zhvillimin e tij, por që nuk e zbuti interesin e klubeve të mëdha si Juventus dhe Inter: edhe sepse kontrata e Djalo skadon në fund të sezonit. Zikaltrit, megjithatë, duket se janë në avantazh.

Interi i ka bërë lojtarit një ofertë, që e vlerëson të drejtë dhe e kënaqshme: portugezi është një profil mbi të cilin zikaltrit kanë punuar prej vitesh, duke mbajtur një marrëdhënie të vazhdueshme me menaxherët e lojtarit.

Pavarësisht interesimit të madh për lojtarin, zikaltrit janë të sigurt se do të kenë preferencën e portugezit dhe mendojnë se do ta fitojnë garën me Juventusin.

Sigurisht, konkurrenca mund të rrisë ofertën për Tiago Djalo dhe për këtë arsye nuk mund të flasim ende për një marrëveshje të përfunduar. Surprizat në merkato janë gjithmonë afër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit