Nga Katari, në Australi dhe Oqeani; Liverpool mëson kundërshtarët në Botërorin e Klubeve

16 Shtator 2019
14:22
back button

Liverpool ka mësuar se cilët skuadra do të jenë kundërshtarët e mundshëm të tyre për fazën gjysmëfinale të Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në dhjetor në Katar.

Turi i parë i çerekfinaleve fillon më 11 dhjetor, në ndeshjen Al Sadd (Katar)- Hienghene Sport (Oqeani) dhe më pas ndeshja e dytë më 14 dhjetor, mes Monterrey dhe fituesit të ndeshjes së parë. Në të njëjtën ditë do të luajë edhe fituesja e Champions Leagues së Azisë (AFC) kundër skuadrës Es Tunis.

Pasi të mësohen fituesit e çerekfinaleve, do të jetë radha për gjysmëfinalet.

Sfida e parë do të jetë më 17 dhjetor dhe do të jetë një sfidë mes skuadrës kampione në Amerikën Latine dhe Amerikës Qendrore (CONMEBOL) kundër fituesit së çiftit AFC-Es Tunis.

Ndërkohë më 18 dhjetor është radha e Liverpool për të zbritur në fushë, teksa kundërshtari i tyre i mundshëm do të mësohet pas 14 dhjetorit. Njëra mes skuadrave të Al Sadd dhe Hienghene Sport, që do të shtohet më vonë Monterrey.

Këto janë tre skuadrat kundërshtare të mundshme të kampionëve të Europës që vijnë nga Katari, Australia dhe zona e Oqeanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit