Nga kategoria e tretë te ëndrra Champions: piratët e Premier tani duan “thesarin e madh”

13 Korrik 2020
16:53
Telesport
back button

Nga pjesët e Bramall Lane, stadiumi më i vjetër në botë (u ndërtua në vitin 1855) “era” po ndryshon përfundimisht skenarët dhe fatet e Sheffield United.

Kohët kur “blades” (shpatat, si ato në emblemë) ishin duke lundruar gjatë mes Championship dhe League One janë zhdukur prej kohësh. Vetëm tre vjet më parë erdhi fitorja e titullit në kategorinë e tretë dhe promovimi në Championship (me një rezultat rekord prej 100 pikësh), ndërsa verën e kaluar kthimi shumë i dëshiruar në Premier League arriti pas 13 vitesh, në fund të një kampionati befasues ku Sheffield përfundoi në vendin e 2 pas Norwich City.

sheffield united esultanza GETTY.jpg

Chris Wilder është arkitekti i ngjitjes së shkëlqyer të klubit: një trajner karizmatik i aftë për të sjellë Sheffield United (skuadër për të cilën, për më tepër, ai gjithmonë ka bërë tifo) nga League One në Premier League në vetëm tre vjet, duke larguar skepticizmin e përgjithshëm në kohën e arritjes së tij, për shkak të CV që – deri atëherë – mburrej me rezultate të mira vetëm në kategoritë e ulëta. Dhe gjithashtu për shkak të paraqitjeve të para, sigurisht jo shumë pozitive.

Chris Wilder Sheffield GETTY.jpg

Humbjet ndaj Bolton, Southend United dhe Millëall. Sot, Wilder me Sheffield e tij ka më shumë pikë se Arsenali dhe Tottenham dhe ka pësuar më pak gola se City.

Si ndryshon bota: “Kur mbërrita, kuptova që njerëzit donin të shpëtonin nga divizioni i tretë – tha trajneri – Gjithashtu kuptova që nuk do të na duheshin lojtarët e Premier League, teknikisht më të mirë se të tjerët, por të paaftë për të gjetur arsyet e duhura për luajnë të martën mbrëma kundër skuadrave më të vogla”.

Sheffield United on Twitter: "WE ARE PREMIER LEAGUE!… "

Organika e Sheffield United vlen rreth 130 milion euro, ajo e Arsenalit më shumë se 600. Uria dhe përkatësia me fanelën, përpara teknikës. Chris Basham, John Fleck, Jack O’Connell dhe sulmuesi Billy Sharp (një tifoz i madh i klubit) janë të njëjtët protagonistë që u promovuan në Championship, 3 vjet më parë.

Sheffield United on Twitter: "👏👏👏 FANS | Amazing support at ...

Sot ata janë në Premier, ku sapo kanë mposhtur Chelsea 3-0, Tottenham 3-1 (duke zemëruar Mou), Arsenalin 1-0 dhe duke barazuar kundër United. Asnjë mrekulli, por programim. Modele? Ajo që nuk e prisni: “Në fillim të vitit, unë u thashë djemve të nxisnin frymëzimin nga Bournemouth i Eddie Howe, i cili vendos lojtarët si Harry Arter i cili luajti me ta në divizionin e pestë”, tha Ëilder.

Blades Mad (@Blades_Mad) | Twitter

Pas 35 javësh në Premiër, Sheffield United zë vendin e 7-të në renditje, vetëm pesë pikë nga një ëndërr e quajtur Champions, një objektiv kurrë i arritur në historinë e klubit.

Sheffield United on Twitter ...

Në shtëpi ata kanë fituar 4 ndeshje radhazi, siç nuk ka ndodhur që nga viti 1992. Atë vit, e mbylli e nënta në First Division, tani ëndrra është një tjetër. Të enjten tjetër, djemtë e Wilder do të vazhdojnë garën e tyre për ëndrrën e Evropës, në shtëpinë e Leicester, tani vetëm pesë pikë larg. Nga Championship në Ligën e Kampionëve në një vit: nuk është një utopi, por realitet…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit