Nga kërkesa për divorc te vizitat në burg për burrin futbollist. Joana Sanz thyen heshtjen, tregon me detaje makthin që po jeton nga skandali i Dani Alves

7 Qershor 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Joana Sanz dha intervistën e parë dhe të gjatë, për herë të parë pas arrestimit të burrit dhe burgosjes së tij me akuzën e rëndë të përdhunimit të një 23-vjeçareje në një lokal nate të Barcelonës. Ajo zbuloi detajet e vizitave që i ka bërë Dani Alvesit në burg, ku qëndron prej 20 janarit i izoluar.

Sikurse kemi shkruar dhe më parë, Dani Alves është paraburgosur në burgun “Brians II” prej disa muajsh. Gjyqi vazhdon dhe ndonëse herë pas here ka zhvillime të reja, gjendja e futbollistit brazilian mbetet e pandryshuar, atij i refuzohet lirimi me kusht.

Një nga personat më të prekur nga e gjithë kjo histori është gruaja aktuale e Dani Alves, Joana Sanz. Modelja ka lënë të kuptohet në më shumë se një rast se nuk është më së bashku me lojtarin brazilian, por nuk i ka firmosur ende letrat e divorcit. Përveç kësaj, modelja e lindur në Tenerife ka vazhduar ta vizitojë atë në burg.

Tashmë pas muajsh heshtje dhe pa iu përgjigjur asnjërës prej pyetjeve të bëra nga paparacët, ajo ka vendosur të flasë për marrëdhënien e saj me Alves. Joana Sanz iu është përgjigjur si më poshtë 20 pyetjeve të “Vanitatis”: “Po, sigurisht që unë mendoj se Dani është i pafajshëm. Me sa di unë, nuk ka pasur ende një seancë gjyqi. Nuk mund ta dënojmë para se të ndodhë kjo.

Nata e tmerrshme, në të cilën nisi makthi? Nuk besoja në asgjë. Unë u trondita. Dhe gjithçka më dukej shumë serioze. Dani Alves hyri në burg pa asnjë provë. Të mos harrojmë se ka shkuar të dëshmojë vullnetarisht. Se nuk kishte marrë asnjë njoftim për të shkuar ta bënte këtë, askush nuk e pyeti. Dhe prej andej e çuan direkt në burg.

Unë besoj në pafajësinë e tij dhe shpresoj të mos gabohem. Duke e njohur, mund të them që Dani nuk është njeri i keq. Kjo e shkatërroi martesën tonë deri në palcë, po. Por mendoj se ai kurrë nuk do ta kishte bërë këtë duke e ditur se mund të humbiste gjithçka. Është shumë serioze.

Pse ndryshoi kaq shumë versione? Unë mendoj se e bëri për mua. Kur shkoi në burg, nëna ime kishte një javë e vdekur. Mendoj se ai nuk donte të më lëndonte më. Mendoj se nuk donte të më shkaktonte më shumë dhimbje në momentin më të keq të jetës sime. Por më e keqja nuk është kjo, por ajo që shoh dhe dëgjoj vazhdimisht në media. Është e padurueshme.

Unë jam duke menduar të divorcohem, sepse mora vesh se ai më kishte tradhtuar, por pavarësisht gjithë asaj që u tha, ne nuk i kemi filluar ende procedurat. Jemi ende të martuar. Është vetëm një ndarje verbale për momentin. Dani dhe unë kemi një bisedë në pritje, sepse ai theu disa vlera që unë i konsideroj thelbësore për ruajtjen e një martese: respektin dhe besimin. Pavarësisht gjithë kësaj, unë do të vazhdoj ta mbështes në këtë betejë, sepse Dani është familja ime.

Nuk i harroj ditët e lumtura së bashku. Ishim super mirë, nuk ziheshim kurrë. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme me asgjë. Unë jam një person shumë i thjeshtë dhe nuk debatoj. Ajo që më lëndon më shumë se e gjithë kjo është se dashuria është e paprekur. Dani bëri një gabim dhe humbi gjithçka që kishim për shkak të tij. Do ta vizitoj sërish në burg. Ne jemi bashkë prej tetë vitesh, nuk mendoj vetëm faktin që na prishi lidhjen në çift.

Marr parasysh edhe shumë gjëra të tjera të bukura që kemi përjetuar dhe ndarë së bashku. Nuk i uroj asnjë të keqe askujt, aq më pak atij. Gjithmonë kam kaluar shumë mirë me ish-partnerët e mi, kështu që si mund të mos shkoj mirë me njeriun me të cilin ndava tetë vjet të jetës sime? Tani ai është i mbyllur brenda katër mureve. Ende nuk është gjykuar, nuk është dënuar.

Dhe mendërisht kjo duhet të jetë e jashtëzakonshme. Shkoj ta shoh siç ishte aty sa herë që kisha nevojë për të. Është e vërtetë që kur kisha më shumë nevojë për të, ai më mbështeste. Ai ishte pranë meje në momente shumë të vështira, erdhi në varrimin e nënës sime. Ai fluturoi nga Meksika në të njëjtën ditë që ajo vdiq dhe zbarkoi në Tenerife. Ai ishte me mua, kështu që tani si të mos rri me të, si të mos shkoj ta shoh.

Flas me të në telefon çdo ditë, sepse vetëm kështu e di se ai është gjallë. Nuk mund t’i telefonoj apo t’i shkruaj. Pres telefonata prej tij të mësoj se si është, nëse ka ngrënë, fjetur, stërvitur. Më duhet të di se ai është i shëndetshëm mendërisht që të jem e qetë. Jam e shqetësuar sepse është në një vend ku diçka mund të ndodhë me të. Nuk mund të mos shqetësohem për të, por kjo nuk do të thotë se nuk jam lënduar nga ajo që më bëri.

Nëse do të ishte në shtëpi, me siguri do ta kisha mbyllur dhe do t’i lija miqtë e tij të kujdeseshin për të. Por situata në të cilën ndodhet është ndryshe. Muajin e parë në burg. ai vetëm qante. Nuk ka me kë të flasë. Stërvitet dhe lexon shumë për ta mbajtur kokën të zënë. Rreziku i arratisjes, nëse e nxjerrin nga burgu? Ku do të shkojë?

Nëse ka shkuar vullnetarisht për të dëshmuar nuk ka ikur nga asgjë. Gjithashtu, ajo që më thotë është se personi që e do më shumë jam unë, prandaj kurrë nuk do të largohej nga Spanja. Sot e kufizojmë shumë lehtë një person duke vendosur masa: tërheqjen e pasaportës, një GPS, nuk e di, ka kaq shumë opsione.

A ka mundësi pajtimi mes nesh? Jo. Zemra më dhemb, sepse e dua dhe do ta dua gjithmonë. Ishte një fazë shumë e rëndësishme në jetën time dhe prandaj do të vazhdoj të jem në mbështetje të tij për respekt, por jo si çift”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit