Nga Mourinho te Kante, zbërthehet trajneri Lampard

4 Korrik 2019
16:48
Eraldo Harlicaj
back button

Frank Lampard është prezantuar si trajneri më i ri i Chelseas dhe ka folur në lidhje me këtë eksperiencë. Ai ka treguar se para se të merrte vendimin nuk ka folur me asnjë nga ish-trajnerët e tij si Carlo Ancelotti, Jose Mourinho apo Gus Hiddink. 

"Vendimi për t'iu bashkuar Chelseas nuk më mori vetëm disa sekonda, apo minuta kohë, pasi më duhej të mendohesha mirë duke qenë se kisha një mundësi të mirë te Derby. 

"Të jem trajner i Chelseas më ngjan pak surreale, duke menduar dhe karrierën time si futbollist këtu. Kam luajtur 13 vite këtu dhe kam qenë pjesë e një brezi të artë ku kemi fituar shumë. Dëshira ime është të jem këtu dhe të punoj shumë. E kam bërë si lojtar dhe do e bëj dhe si trajner. 

"Objektivat me Chelsean dihen. Do të shtyj gjithësecilin që të arrijmë aty ku duam. Do të miksoj elementin e ri me ata me përvojë. Një sy do të hedh dhe nga Akademia, pasi ka elemente. Kam qenë dhe vetë futbollist i ri dhe ata kanë nevojë të përfshihen. Nuk ka shumë për të folur, pasi dihet se çfarë pritet nga Chelsea. Abramovich kërkon gjithmonë suksese. 

"Jam shumë i lumtur që është rikthyer dhe Petr Cech. Ai është një ikonë e klubit, një legjendë. Petr është shumë inteligjent dhe ndihmon dhe në dhomat e zhveshjes. Jam shumë i lumtur që do të punoj me Chelsean. 

"Tifozët e Chelsesat duhet të presin nga unë përkushtim. Si trajner i ri që jam do të bëj maksimumin dhe do të jap gjithçka nga vetja për të arritur aty ku duhet. 

"Kante është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Do të mundohem t'i marr më të mirën atij", – tha Lampard ndër të tjera. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit