Nga mrekullia në Champions te kategoria e tretë, fundi i tmerrshëm i Malaga-s

29 Maj 2023
19:00
Denis Hakanaj
back button

“Na ishte njëherë Malaga”, është me vend të thuhet. Por kjo nuk është një përrallë me një fund të lumtur klasik. Klubi spanjoll ka rënë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll javët e fundit pas humbjes ndaj Ponferradinës.

Një makth që u bë realitet katër ditë më herët. Një zhytje në humnerë, për një skuadër që i bëri të gjithë të dashuroheshin me të dhjetë vite më parë në Champions League. Nga lavdia në anonimitet, në vetëm dhjetë vjet.

Me ardhjen e Sheikh Al-Thani në vitin 2010, tifozët filluan të shohin sërish dritën. Mes investimeve të para dhe një merkato të nivelit të lartë me lojtarë si Van Nistelrooy, Joaquin, Santi Cazorla, Saviola, Santa Cruz dhe Isco, skuadra rritet dhe në vitin 2012 zë vendin e katërt në La Liga, një pozicion që në atë kohë vlente kalimin në paraeliminatoret e Champions League.

Andaluzët e nisën nga play-off-i, eliminuan Panathinaikos dhe më pas kanë fituar grupin me 12 pikë, duke u vendosur përpara Milanit. Në 1/8-at kanë përmbysur Porto-n, duke arritur kështu në çerekfinale për herë të parë në historinë e tyre.

Kundërshtari është Borussia Dortmundi i Robert Lewandowskit, sulmues drejt largimit. Dhe këtu kanë shkuar shumë afër mrekullisë. Ndeshja e parë përfundoi 0-0, një rezultat në favor të Malaga-s, duke pasur parasysh rregullin e vjetër të golave ​në fushën kundërshtare.

Në ndeshjen e kthimit ndodhi e pabesueshmja: Joaquin ka kaluar spanjollët në avantazh, Lewa ka barazuar dhe më pas Eliseu ka kaluar përsëri në avantazh ekipin e Pellegrini-t në minutën e 82-të. Tetë minuta plus kohë shtesë për një gjysmëfinale të pabesueshme kundër Real Madridit. Por pikërisht në ato minuta buzëqeshja e tifozëve të Malaga-s kthehet në lot.

Reus ka barazuar në minutën e 91-të dhe Santana në minutën e 93-të i ka çuar gjermanët në gjysmëfinale. Ndoshta ajo ndeshje ishte fillimi i fundit. Në gusht lojtarët me vlerë largohen, çmontimi fillon me shitjet e Isco, Cazorla, Toulalan, Caballero dhe talenti i ri venezuelas Rondon.

Al-Thani ndërkohë largohet nga klubi në një krizë korporative. Në vitin 2018 vjen rënia në Segunda Division. E pashmangshme. Klubi menjëherë përpiqet të ngrihet përsëri vitin pasues, por ngjitja përfundon në play-off.

Malaga nuk reagon dhe dhjetë vjet pas himnit të Champions League, tashmë po ka përfunduar në kategorinë e tretë dhe “nuk jetuan të lumtur dhe të gëzuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit