Nga peshqit e mëdhenj te të panjohurit deri në kategorinë e dytë rumune: ku janë sot futbollistët e fitimeve kapitale të fryra të Juventusit!

29 Nëntor 2021
16:54
Telesport
back button

Komunikime të rreme korporative dhe lëshim faturash për transaksione që nuk ekzistojnë. Operacioni “Prisma”, i cili heton fitimet e dyshuara kapitale të Juventusit për 282 milionë euro në 3 vjet, me hipotezën e krimit të kontabilitetit të rremë pas kërkimeve te Guardia di Finanza, ka të bëjë kryesisht me lojtarët e rinj U17, U19 dhe U23.

Përveç operacioneve të njohura si Danilo te Juventus nga Manchester City për 37 milionë me anglezët që kanë rrëmbyer Cancelon për 65 dhe ato që sollën Miralem Pjanic në Barcelonë për 60 milionë në këmbim të Arthur që kaloi te Juventus për 72 milionë eurp, në pistën e Prokurorisë Publike janë edhe shkëmbimet e ashtuquajtura “pasqyrë” që përfundojnë në “shuma zero”…

Një shembull është blerja e Aké nga Marseille për 8 milionë euro në këmbim, për të njëjtën shumë, për 19-vjeçarin Tongya.

Ose transaksione të tjera të ngjashme si blerja nga Barcelona e 20-vjeçarit Marques Mendez (tani i huazuar te klubi spanjoll CD Mirandes) për 8.2 milionë euro, në këmbim të brazilianit Matheus Pereira, me vlerë 8 milionë euro.

Në pamjen e prokurorëve edhe negociatat e kryera në skadencën e kontratës si blerja nga Genoa e Nicolò Rovella (18 milionë) me shitjen te kuqeblute te Portanova (10 milionë) dhe Petrelli (8 milionë që luan sot në Ascoli në Serie B).

Në kuadër të këtyre operacioneve të tregut që përfunduan në pamjen e Prokurorisë, edhe kalimi i Leonardo Mancuso te Empoli për 4.5 milionë euro (lojtari shënoi edhe në fitoren e toskanëve në Allianz Stadium).

Në gjithë këtë sistem transferimesh të dyshimta për Prokurorinë, ka edhe disa lojtarë që janë zhvendosur enkas për ekipin U23 të bardhezinjve dhe mes tyre ka të shumtë që kanë mbetur të ngatërruar në ligat e vogla.

Ky është rasti i Erasmo Mulè, një qendërmbrojtës i lindur në vitin 2003 që Juventus e kishte blerë për U23 në gusht 2019 për 3.2 milionë euro. Më i paguari mes atyre që luajnë sot në Serie C.

Mulè në fakt luan në Serie C, te Cesena, pas një lëvizjeje te Juve Stabia vitin e kaluar. Por ai nuk është i vetmi. Giulio Parodi, për shembull, u shit te Pro Vercelli, që luan në grupin A te Serie C, për 1.32 milionë euro. Nga ana tjetër, kurioz është rasti i Eric Laninit, sulmuesit të lindur në vitin 1994, i cili pas një jete në huazim nëpër Itali, pasi u rrit në sektorin e të rinjve të granatave, në janar 2020, u shit te Parma për gati 3 milionë euro dhe i cili tani, pas një tjetër bredhje të gjatë mes Como dhe Novara, ai është në Reggiana, gjithashtu në Serie C.

Erasmo Mulè

Në kategorinë e tretë italiane të futbollit profesionist, ka shumë lojtarë të tjerë që luajnë në këtë ligë pasi janë objekt i operacioneve të kontestuara nga prokurori. Ky është rasti i Leonardo Loria i cili kaloi në shtator 2020 nga Juventus U23 te Pisa përpara se të transferohej te Monopoli ku luan aktualisht. Një tjetër fat për Edoardo Masciangelo, i cili kaloi nga JuventusU23 te Pescara për 2.3 milionë në janar 2020 deri në kalimin te Benevento. Në Serinë B edhe Alessandro Minelli qendërmbrojtësi i Cosenza-s si dhe Marco Olivieri, sot te Lecce.

Kurioz është edhe rasti i Felix Correia që shkoi nga Manchester City te Juve për 10.5 milionë dhe që tani luan për Parma në Serie B i blere gati 3 milionë nga Pescara dhe dyshja e futbollistëve që aktualisht luajnë te Gubbio: Nicolò Francofonte dhe Francesco Lamanna. Me ta edhe Matteo Stoppa, i cili tani luan te Juve Stabia me Mirco Lipari, dhe Andrea Adamoli në Cesena me Michael Brentan në Lega Pro.

Pablo Moreno

Mes këtyre lojtarëve ka edhe të rinj të tjerë që aktualisht luajnë jashtë vendit. Ky është rasti i Moreno Taboada (Pablo Moreno), nga Juventusi te City për 10 milionë dhe që është sot te Girona, në kategorine e dyte spanjolle. Ndër operacionet e dyshimta edhe ai që solli Matheus Pereira nga Juve te Barcelona B për gati 8 milionë dhe Daouda Peeters, sot te Standard Liège pas transferimit nga Sampdoria te Juventus për 4 milionë euro.

Ndër lojtarët e tjerë pak të njohur në skenën ndërkombëtare të futbollit, është edhe Giacomo Vrioni, i cili pasi kaloi te Juventus nga Sampdoria për gati 4 milionë euro në janar 2020, tani luan në Wsg Tirol të Austrisë.

Në Zvicër, nga ana tjetër, janë aktiv Kevin Monzialo dhe Christopher Lungoyi (në Lugano) dhe Kaly Sene Grassoppher. Megjithatë, kurioz është rasti i Erik Gerbit, i cili në vend të kësaj luan në SSU Politehnica Timisoara, një klub që luan ne kategorine e dyte rumune, pasi ai u transferua në Sampdoria për 1.3 milionë euro në shtator 2020.

42 operacionet nen hetim

Nicolò Rovella, Genoa-> Juventus 18 milionë euro
Manolo Portanova, Juventus-> Genoa 10 milionë euro
Elia Petrelli, Juventus-> Genoa 8 milionë euro
Pereira Da Silva, Juventus-> Barcelona 7.866 milionë euro
Miralem Pjanic, Juventus-> Barcelona 60.842 milionë euro
Arthur, Barcelona-> Juventus 72 milionë euro
Alejandro Marques, Barcelona-> Juventus 8.2 milionë euro
Joao Cancelo, Juventus-> Manchester City 65 milionë euro
Pablo Moreno Taboada, Juventus-> Manchester City 10 milionë euro
Danilo, Manchester City-> Juventus 37 milionë euro
Felix Andrade Correia, Manchester City-> Juventus 10,508 milionë euro
Emil Audero, Juventus-> Sampdoria 20 milionë euro
Peeters Daouda, Sampdoria-> Juventus 4 milionë euro
Erasmo Mulè, Sampdoria-> Juventus 3.5 milionë euro
Giacomo Vrioni, Sampdoria-> Juventus 3.88 milionë euro
Nicolò Francofonte, Juventus-> Sampdoria 1.7 milionë euro
Gerbi Erik, Juventus-> Sampdoria 1.3 milionë euro
Matteo Stroppa, Juventus-> Sampdoria 1 milion euro
Michael Brentan, Juventus-> Sampdoria 0.225 milionë euro
Franco Tongya, Juventus-> OM 8 milionë euro
Akè Marley, OM-> Juventus 8 milionë euro
Kevin Monzialo, Juventus-> Lugano 2.5 milionë euro
Christopher Lungoyi, Lugano-> Juventus 2.5 milionë euro
Giulio Parodi, Juventus-> Pro Vercelli 1.3 milionë euro
Davide De Marino, Pro Vercelli-> Juventus 1.5 milionë euro
Kaly Sène, Juventus-> Basel 4 milionë euro
Albian Hajdari, Basel-> Juventus 4.3 milionë euro
Rafael De Fonseca, Juventus-> Amiens 1.5 milionë euro
Felix Nzouango, Amiens-> Juventus 1.9 milionë euro
Francesco Lamanna, Juventus-> Novara 0.9 milionë euro
Tommaso Barbieri, Novara-> Juventus 1.4 milionë euro
Eric Lanini, Juventus-> Parma 2.3 milionë euro
Alessandro Minelli, Parma-> Juventus 2.9 milionë euro
Edoardo Masciangelo, Juventus-> Pescara 2.3 milionë euro
Matteo Brunori, Pescara-> Juventus 2.9 milionë euro
Leonardo Loria, Juventus-> Pisa 2.4 milionë euro
Stefano Gori, Pisa-> Juventus 2.3 milionë euro
Andrea Adamolli, Juventus-> Empoli 0.5 milionë euro
Leonardo Mancuso, Empoli-> Juventus 4.5 milionë euro
Marco Lipari, Empoli-> Juventus 0.6 milionë euro
Tommaso Maressa, Empoli-> Juventus 0.5 milionë euro
Marco Olivieri, Empoli-> Juventus 2.4 milionë euro

Lajme të tjera

Lajmet e fundit