Nga porta në sulm, Seria A zgjedh më të mirët e sezonit

18 Maj 2019
19:30
Denis Hakanaj
back button

Çmimet për lojtarët më të mirë të këtij sezoni të Serisë A do t'u dorëzohen fituesve në fushën e lojës gjatë ndeshjeve të javës së 37-të dhe 38-të. Lega e Serisë A, duke filluar nga ky vit, ka vendosur që fituesit do ta marrin çmimin para fillimit të ndeshjes së fundit të sezonit që do të luajnë në shtëpi.

Klasifikimet për çdo kategori janë bazuar te statistikat e OPTA-s. Në këtë renditje merren parasysh ndeshjet e zhvilluara deri tani në Serinë A, në Kupë e Italisë dhe në Superkupën e Italisë. 

Fituesit e këtij viti do të kenë të drejtën që sezonin e ardhshëm të mbajnë në fanellën e tyre një stemë që përfaqëson çmimin e fituar. 

Fituesit dhe ndeshjet kur do të jepet çmimi:

Portieri më i mirë: SAMIR HANDANOVIC (Inter – Empoli, java e 38-të)

Mbrojtësi më i mirë: KALIDOU KOULIBALY (Napoli – Inter, java e 37-të)

Mesfushori më i mirë: MILINKOVIC-SAVIC (Lazio – Bologna, java e 37-të)

Sulmuesi më i mirë: FABIO QUAGLIARELLA (Sampdoria – Juventus, java e 38-të)

Lojtari i ri më i mirë: NICOLO ZANIOLO (Roma-Parma, java e 38-të)

Lojtari më i mirë i sezonit: CRISTIANO RONALDO (Juventus-Atalanta, java e 37-të)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit