Nga portieri i tretë më fitues në histori tek amerikani i parë, ja “të panjohurit” që kanë fituar Champions League

18 Dhjetor 2021
19:06
Denis Hakanaj
back button

Champions League është një kompeticion që dhuron mbrëmje që transformojnë jetët e futbollistëve të thjeshtë ose jo shumë cilësorë. Të panjohur të vërtetë (ose pothuajse) që e gjejnë veten duke jetuar ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Dhe që në fund arrijnë ta ngrenë Kupën.

“Hajmalia” e Juventus-it

Shembulli më i bujshëm? Simone Loria, i cili ka qenë në moshë të re pjesë e skuadrës së Juventus-it kampion në 1996-ën. “Champions-i i fundit i fituar nga Juventus? Kam qenë unë që i kam sjellë fat…”, ka thënë Loria dikur. Dhe ish-mbrojtësi nuk është i vetmi kampion… i rastësishëm.

Jo-Galaktik

Real Madrid që fitoi Champions-in në Stade de France kundër Valencia -s nuk ishte akoma ai i Galacticos. Në fushë kanë qenë Raul, Casillas, Morientes, Roberto Carlos dhe kapiteni Redondo. Një skuadër aq e fortë që mundet edhe të mos mbrojë.

Ose që mund t’i lejojë vetes të aktivizojë në mbrojtje edhe… Ivan Campo-n. Qendërmbrojtësi ka arritur kështu të fitojë Champions-in e tij të parë si titullar. Triumfi i dytë për të ka ardhur në 2002-shin, por pa luajtur asnjë minutë, para se të transferohej te Bolton për një vazhdim karriere aspak të suksesshëm.

Kalimtari i Begramos

Kampioni i Europës dhe kalimtar në Bergamo. Kalimtar sepse në tre sezonet me zikaltrit, Costinha ka grumbulluar plot 54 minuta në Serinë A. Dhe të mendosh se mesfushori i datëlindjes 1974 ka luajtur dhe fituar Champions League në 2004-ën me Porto-n e Mourinho-s dhe ka në koleksionin e tij edhe Kupën UEFA të fituar vitin paraardhës. Në 2005-ën është transferuar te Dinamo e Moskës me shokun e skuadrës Maniche dhe nga aty ka filluar rënia e tij, e mbyllur me tre vite zhgënjyes tek Atalanta.

Australiani i Të Kuqve

E çuditshme, por e vërtetë. Te Liverpool që në Stamboll tronditi botën dhe Milan-in është dikush që Kupën, në teori, nuk e ka fituar. Kur Harry Kewell, fantazist australian, ka dalë nga fusha për t’i lënë vendin Smicer-it (që ka shënuar golin e dytë të përmbysjes së Reds), rezultati ishte akoma 1-0 për kuqezinjtë, falë golit të Maldini-t. Nga ai moment e në vazhdim, karriera e tij është karakterizuar nga dëmtimet që nuk e kanë lejuar ta shprehë në maksimum potencialin e tij.

“Puyol i ri”

Katalanas, mbrojtës i djathtë në gjendje të luajë edhe si qendërmbrojtës. Etiketa për Oleguer është gati dhe lojtari i datëlindjes 1980-të është bërë… Puyol i ri. Realiteti ka treguar se Oleguer nuk kishte lidhje me shokun e tij të skuadër. Këtë e ka treguar në finalen e madhe kundër Arsenal-it, duke mos arritur të ndalë Ljunberg në krahun e tij dhe duke e lënë të lirë Campbell të shënojë golin që ka zhbllokuar ndeshjen. Por, pavarësisht nga kjo, Oleguer e ka fituar si protagonist Championsin e tij të parë dhe të vetëm.

Fitues në debutim

A ka gjë më të mirë se të debutosh në Champions League direkt në finale? Natyrisht, ta fitosh Kupën. Kjo është historia e çuditshme e Ryan Bertrand, i cili te Chelsea ishte në teori mbrojtës i majtë, por që

Roberto Di Matteo e ka aktivizuar si sulmues krahu në skemën 4-2-3-1 të përdorur në finalen e madhe kundër Bayern Munich të fituar me penallti në shtëpinë e bavarezëve. Megjithatë, dyert e Chelsea-t janë mbyllur për të pas fitores. Megjithatë, ka qenë i aftë të fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube.

“Talenti” i Milan-it

Edhe Milan-i i fundit që ka triumfuar në Europë ka një lojtar që shumë pak e mbajnë mend: Luca Antonelli, i cili ishte një i ri premtues rreth dhjetë vite më parë.

Shkatërruesi i Inter-it

Edhe Sulley Muntari është një Kampion i Europës. Futbollisti, edhe pse nuk konsiderohej një lojtar i nivelit të lartë, ka qenë një nga pikat e forta të Inter-it të Triplete-s. Ka luajtur plot 9 ndeshje në sezonin e paharrueshëm 2010 në Champions, duke luajtur edhe disa minuta në finale kundër Bayern-it. Njëzet minuta në fushë kundër gjermanëve, për të mbrojtur avantazhin e zikaltërve.

Tjetër “Galaktik” i Real-it

Më pas është kamerunasi Geremi, që është një nga futbollistët më fitues, në bazë të periudhës së kaluar te Real Madrid. Në 2000 ka arritur të fitojë edhe Champions League me Real Madrid, por edhe Kupën e Afrikës dhe medaljen e artë olimpike me kombëtaren e tij. Në 2002 ka fituar përsëri në Europë dhe me luanët e pazbutshëm.

I pafat

Ta quash një “të panjohur” është pak e ekzagjeruar. Santa Cruz nuk i ka respektuar pritshmëritë e fillimit të karrierës dhe jo për fajin e tij. Sulmuesi paraguaian ka një llogari të hapur me fatin e keq: ka fituar Champions-in në vitin 2001 pavarësisht konkurrencës me Elber dhe Jancker që nuk e kanë “lejuar” të luajë në finale. Pasi ka humbur shansin e madh të karrierës, Santa Cruz nuk pati mundësi ta provonte përsëri, për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Ylli” i tribunave

Ky po që mund të konsiderohet një “i panjohur”. Greenin, futbolli i Manchester United që mund të mbahet mend vetëm nga tifozët më të zjarrtë të Djajve të Kuq. Ka qëndruar më shumë në tribunë sesa në fushën e Old Trafford, duke koleksionuar vetëm 14 ndeshje mes 1999 dhe 2001. Megjithatë, ka qenë edhe mes lojtarëve që kanë marrë medaljen e artë në finalen e paharrueshme të 1999-ës.

I mungon vetëm Botërori

Orlandoni, portieri i tretë më fitues i të gjithë kohërave, të cilit i mungon vetëm Kupa e Botës. Nga portier titullar i Reggina-s te rezervë e Inter-it.

I velrësuar shumë brenda ekipit, ka mbuluar të gjithë periudhën e artë të epokës  Massimo Moratti duke marrë në shtëpi pesë kampionate, po aq Superkupa, 3 Kupa të Italisë, një Champions dhe një botëror për klube. Po të ishte grumbulluar për Gjermani 2006, do të kishte një koleksion trofeshë të pakrahasueshëm.

Historiku i Bayern-it

Portier historik i tretë i Bayern Munich, Starke e ka mbyllur karrierën me më shumë trofe sesa ndeshje të luajtura me skuadrën e Bayern. I grumbulluar, kushedi se për çfarë arsye, edhe me kombëtaren (nuk luajti asnjë ndeshje ), ka arritur të fitojë shumë praktikisht pa luajtur: e Kupa të Gjermanisë, 1 Champions League, 1 Botëror për klube.

Fitues pa asnjë meritë

Scott Carson ka një Champions në koleksionin e tij: të fituar me Liverpool-in, natyrisht në 2005-ën dhe… pa asnjë meritë, duke parë se protagonisti i padiskutueshëm i asaj finaleje ka qenë Dudek, i cili ka pritur çdo gjuajtje të mundshme në Stamboll. Megjithatë, Scarson nuk ka qenë i kënaqur dhe ka pasuruar koleksionin e tij me një Superkupë të Europës të fituar me Reds, pavarësisht se ka luajtur vetëm një ndeshje në Champions.

Kush?

Dy kampionate angleze, dy Kupa të Anglisë dhe dy Superkupa të Anglisë me Manchester United. Një Superkupë të Gjermanisë me Borussia Dortmund, një të Portugalisë me Sportingun e Lisbonës, një kampionat MLS me Los Angeles Galaxy. Por, mbi të gjitha, medaljen e Champions League 1997 të fituar me verdhezinjtë gjermanë. Kush është fenomeni që ka këtë koleksion absurd? Jovan Kirovski. Kush? Pikërisht. Sulmuesi është amerikani i parë që e ka fituar trofeun, por ndoshta nuk e mban mend as ai, jo më tifozët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit