Nga prapaskena e merkatos te Topi i Artë, Di Maria: Messi e tregoi se është burrë…

5 Dhjetor 2021
8:58
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm dashuria për Parisin dhe dëshira për ta mbyllur karrierën në atdhe.

Angel Di Maria është rrëfyer për TNT Sports dhe ka zbuluar se ka qenë një hap larg Barcelona-s. Një martesë që duket se është motivuar nga dëshira për të luajtur në krah të Leo Messi-t.

“Kam qenë shumë afër Barcelona-s”, ka thënë Di Maria, i cili nuk ka saktësuar se kur ka ndodhur kjo.

“Po të kisha shkuar, do ta kisha bërë vetëm për luajtur me Leon. Kur kam mësuar se do të vinte në Paris jamë lumturuar shumë, është një ëndërr të luash me të, është diçka unike”.

Në lidhje me Topin e Artë:

“Besoj se nëse është një çmim që duhet t’i jepet lojtarit më të mirë në botë, atëherë Messi duhet ta fitojë gjithmonë. Gjithsesi, fjalët që Messi ka thënë për Lewandowski-n janë për t’u vlerësuar. Tregojnë sa burrë është.

“E ka bërë para të gjithëve, ka kërkuar një Top të Artë për Robert duke folur edhe para personave të France Football”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit