Nga Range Rover te Jaguar, garazhi i Kane është plot. Ja dhurata që do t’i bëjë vetes nëse fiton në Katar

22 Nëntor 2022
13:51
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Tottenham është një nga lojtarët me më shumë pritshmëri tek Anglia. Nëse brenda fushës spikat me golat e tij, jashtë kuadratit të blertë ka një pasion të madh për katërrrotakët, gjë që dëshmohet nga modelet e shumta të makinave në pronësi.

Makinë goli
Anglia provon sërish. Në Katar, kombëtarja e “Tre Luanëve” synon Botërorin e dytë në historinë e saj. Harry Kane do të përpiqet ta shtyjë atë përpara me gola. Sulmuesi që stërvitet në klub nga Antonio Conte është pikë referimi për repartin e avancuar, si në kombëtare, ashtu edhe te Tottenham. Një makinë goli në fushë, entuziast makinash në jetën e përditshme. Nga Bentley te Jaguar; le të zbulojmë garazhin e Kane.

Range Rovers
Makina që duket se vlerësohet më shumë nga Harry Kane është Range Rover. Në fakt, ai shihej shpesh pas timonit të një Range Rover Sport, përpara se ta ndryshonte atë. Zëvendësimi, megjithatë, është ende pjesë e familjes Land Rover: një Range Rover Autobiography. Modeli, i cili mund të përdoret në çdo rrugë, mbështetet në fuqi të konsiderueshme, që tejkalon 300 HP. Shpejtësia maksimale që mund të arrihet prej saj është 250 km/h.

Jaguar F-Pace
Për Kane, joshja e markës Jaguar ishte e parezistueshme. Sulmuesi zotëron një F-Pace, i cili nga këndvështrimi i tij është kompromis i mirë midis drejtimit, fuqisë dhe hapësirës për udhëtime familjare. Xhevahiri me katër rrota korrespondon me të gjitha karakteristikat, duke qenë në gjendje të llogarisë në komoditete të ndryshme dhe një motor me mbi 500 kuaj fuqi, i aftë të shkojë nga 0 në 100 km/h në 5 sekonda. Shpejtësia maksimale është 285 km/h.

Bentley Continental GT i ri
Disa makina janë të veçanta edhe për kujtimet që sjellin me vete. Kane me siguri lidh një vlerë të veçantë me Bentley Continental Supersports. Në fakt, Harry dhe miku i tij Dele Alli, pak ditë më parë blenë këtë makinë garash të pajisur me një motor 6-litërsh W12 me fuqi 640 HP. Kujtimi i lidhur me debutimin e tij në Premier League ishte më pak i këndshëm. Duke lënë parkingun, sulmuesi i Tottenham dëmtoi pjesërisht trupin me një manovër të gabuar. Kane bëri shaka: “Ishte e turpshme, por të paktën fituam 5-1 kundër Sunderlandit”.

Premtimi
Për momentin, “palmaresi” i Kane është bosh. Thatë si me Tottenham, ashtu edhe me kombëtaren. Për të ardhur keq, duke pasur parasysh aftësinë e madhe teknike të sulmuesit. Harry nuk dëshpërohet dhe i premton gazetës britanike “The Sun”: “Nëse fitoj disa trofe, do t’i jap vetes një Ferrari ose një Lamborghini”. A do të jetë “Katar 2022” rasti i duhur për të blerë një makinë garash të prodhuar në Itali?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit