Nga rekordet historike në Spanjë te kryesfida në distancë, Messi vijon “luftën” me Ronaldon

21 Shtator 2019
15:26
Alfred Lleshi
back button

Leo Messi rikthehet të luajë në La Liga dhe të konsolidojë pozicionin në garën për “Pichichi” (golashënuesin më të mirë në kampionatin spanjoll), një trofe të cilin e ka fituar gjashtë herë (2009-2010, 2011-2012, 2012-2013, 2016-2017, 2017-2018 dhe 2018-2019), aq sa Telmo Zarra. Pra, ylli argjentinas përballet këtë edicion me sfidën për t’u bërë lojtari që e ka fituar më shumë herë këtë çmim, si dhe të barazohet me Hugo Sánchez, si lojtari që e ka bërë të vetin më shumë herë radhazi (4). 

Por, përtej këtyre sfidave historike, Messi e mat pulsin e vet me atë të Cristiano Ronaldos, për të qenë golashënuesi më i mirë aktiv në ligat kryesore. Argjentinasi dhe portugezi e mbyllën kampionatin e fundit duke shënuar mjaft gola. “10” e Barçës dhe “7” e Juves arritën në kuotën totale 419 gola, ekulibër që u prish nga portugezi me “rrjetën” e tij ndaj Napolit.

Dallimi i parë mes tyre është se Messi e ka arritur këtë shifër golash me të njëjtin klub, Barçën, ndërsa Cristiano Ronaldo i shpërndan golat mes katër klubesh: Benfica (3), Manchester United (84), Real Madrid (311) dhe Juventus (22). Dallimi i dytë konstatohet te mesatarja e golave për çdo ndeshje të luajtur. Kjo statistikë është shumë më e mirë për argjentinasin: 0.92 në 452 ndeshjet e luajtura. Mesatarja e CR7 është më e ulët: 0.76 në 547 ndeshjet e luajtura prej tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit