Nga rekordmen në Itali te hero në Greqi dhe ëndrra Champions, historia e ish-objektivit të Juves

21 Maj 2022
16:46
Denis Hakanaj
back button

Disa vite më parë i ka shkuar shumë afër kërcimit të dyfishtë nga Seria C në Serinë A: nga Catanzaro te Verona, por ka qenë shumë afër edhe Juventus-it, me drejtorin sportiv Fusco që e ka dashur për ekipin U23.

Sot, Hicham Kanis jeton në Serres të Greqisë. Një zgjedhje jete, por edhe karriere ajo e sulmuesit të krahut 24-vjeçar, i lindur në Itali, por me origjinë nga Maroku.

Në këtë sezon, Kanis ka thyer rekordin personal të golave në sezon pas 10 realizimeve me Cuneo-n në 2019-ën, edhe pse në atë sezon ka shënuar 6 gola në 28 minuta në ndeshje kundër Pro Piacenza, që ka mbaruar me rezultatin 20-0.

Me ato gjashtë gola të shënuar, marokeni është bërë rekordmeni i futbollit italian: askush nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë mes profesionistëve.

Këtë vit ka bërë më mirë. 17 gola në 31 ndeshje me fanellën e Panserraikos, klubi i kategorisë së dytë në Greqi, në një kampionat të përbërë nga dy grupe që përmbledhin klubet e ndryshme në bazë të pozicionit gjeografik dhe me praninë e ekipeve të dyta si ato të AEK-ut, Olympiakos-it, Panathinaikos-it dhe PAOK-ut.

Golat e sih-lojtarit të kombëtares U20 të Marokut kanë rezultuar vendimtare për të siguruar mbijetesën e skuadrës në javën e fundit të kampionatit.

Në Itali, Kanis ka luajtur me Albinoleffe, Novara, Fano dhe Pergolettese, përveç dy eksperiencave në Zvicër me Sion-in dhe në Marok me Nahdat Zamara.

Dhe, tani, ka gjetur pak Itali në veriun e Greqisë me mbërritjen e ish-portierit të Siena-s dhe Messina-s, Eleftheropoulos si trajneri i ri i Panserraikos.

Mbetet për t’u kuptuar nëse Kanis do të jetë në dispozicion të tij sezonin e ardhshëm, duke parë se Olympiakos dhe moldavët e Sheriff Tiraspol, që luajnë në Champions, janë interesuar në javët e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit